TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti në shkollën e Deçanit, RrKG kërkon të mbahen trajnime për stafin mësimor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rasti në shkollën e Deçanit, RrKG kërkon të mbahen trajnime për stafin mësimor

Një rast i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku mësimdhënësi Valentin Selmanaj është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës, u bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që ato të bëjnë hetime brenda shkollave, e njëherit ta mbahen trajnime për edukatorët e psikologët, shkruan teve1.info.

“Raste të tilla e shtojnë pyetjen që edhe sa raste të tjera mund të kenë ndodhur brenda objekteve shkollore. Rasti i tillë i publikuar në media, është një thirrje ndaj shoqërisë dhe institucioneve, që t’i hapin sytë për t’i trajtuar rastet në mënyrë të duhur. Në kodin penal të Republikës së Kosovës, duhet të ndalohen tërësisht nga puna, e jo vetëm të suspendohen, në të njëjtën anë duhet të ndodhë patjetër edhe dënimi. Kjo është një thirrje për Ministrinë e Arsimit që ato të bëjnë hetime brenda shkollave, gjithashtu të mbahen trajnime për edukatorët e psikologët për forma të ndryshme të dhunë në baza gjinore”, deklaroi Breznica në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, e pyetur se pse po ndodhin këto raste, Breznica tha se Kosova është e rrethuar nga një shoqëri patriarkale.

“Përderisa kemi një shoqëri e cila beson dhe mendon që trupi i grave është në shërbim të tyre, padyshim që raste të tilla do të ketë. Kështu që, Rrjeti i Grave të Kosovës fton të gjitha organet kompetente që të respektojnë legjislacionet që ka Kosova, në mënyrë që dhunuesit dhe autorët e krimit të marrin dënimin e merituar”, theksoi tutje Breznica në Tëvë1.

Më tej, kjo e fundit tha se organet shkollore duhet të jenë institucione ku vajzat duhet të ndihen të sigurta, pa sulme, e pa ngacmime, aq më pak nga mësimdhënësit.

Përveç arrestimit, Selmanaj edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri akuzon Qeverinë Kurti për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Ymeri akuzon Qeverinë Kurti për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Korqa për ligjin për Specialen: PDK-ja mund të ketë bërë autogol, ndryshimet mund të mos i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së

Korqa për ligjin për Specialen: PDK-ja mund të ketë bërë autogol, ndryshimet mund të mos i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së

Kosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Kosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Korqa për ligjin për Specialen: PDK-ja mund të ketë bërë autogol, ndryshimet mund të mos i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së

Korqa për ligjin për Specialen: PDK-ja mund të ketë bërë autogol, ndryshimet mund të mos i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së

Kosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Kosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia

Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia

Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?

Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën