TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rasti i sulmit seksual ndaj 13-vjeçares, flet drejtori i shkollës, Prokuroria e Komuna e Deçanit

Gjatë së enjtës në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dyshohet për një akt, të cilësuar si “sulm seksual” i një mësimdhënësi ndaj një nxënëseje të klasës së shtatë. Lidhur me këtë rast, nga drejtoria e shkollës thonë se 54 vjeçari po qëndronte me kolektiv në Shëngjin, atje ku edhe e mohoi rastin në prani të drejtorit të shkollës. I njëjti u suspendua nga puna dhe u arrestua, derisa pritet t’i caktohet edhe masa e paraburgimit nga Prokurori i Shtetit.

nga Lendrina Kodrolli
2 vjet më parë
0
A A
Rasti i sulmit seksual ndaj 13-vjeçares, flet drejtori i shkollës, Prokuroria e Komuna e Deçanit

Në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, dyshohet se është kryer një akt i i cilësuar si “sulm seksual”.

Derisa nxënësja e klasës së shtatë po qëndronte në sallën sportive duke biseduar me mësimdhënësin, ky i fundit i cili ushtron profesionin e tij tash e 30 vite në lëndën e edukatës fizike, u filmua fshehurazi duke u afruar që ta puthë atë.

E derisa 13 vjeçarja po ballafaqohej me situatën e rëndë emocionale, 54 vjeçari po qëndronte me kolektiv në Shëngjin, atje ku edhe e mohoi rastin në prani të drejtorit të shkollës.

“Shkolla e ka festu ditën me datën 9 qershor, u kry festa, me datë 10 kemi udhëtu një pjesë e kolektivit në Shëngjin për tre ditë, ditën e diel pas mesnate më erdhi një video nga një prind i cili thotë shiko se cfarë ndodh në shkollën tuaj, e kontaktova një koleg dhe i thashë se kjo është e tmerrshme dhe e gdhiva mëngjesin i zgjuar nga ajo se cfarë pashë, pastaj e pash se videoja është në qarkullim, dhe e thirra profen në fjalë i cili ishte bashkë me ne i shqetësuar u pa qartë se diçka kishte edhe pse në një moment e mohoi, dhe kontaktova komandantin që ta verifikonte videon”, thotë Qazim Maloku- drejtor i shkollës.

Ai tregon se pse priti një natë për të lajmëruar rastin.

“Ishte nata, dhe e llogarita deri në mëngjes, pastaj prapë më erdhi videoja tjetër e njëjtë, nuk kam dështë me e fshehë dhe vetëm me e pa sepse nuk dukej qartë”, thotë Maloku.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i pandehuri është arrestuar, derisa theksoi se Prokurori i Shtetit është duke përpiluar kërkesën për caktim të paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka shkuar personalisht ne stacion policor dhe fillimisht është lokalizu personi i dyshuar, më pas me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe i është sekuestruar telefoni i tij, prokurori është duke përpiluar kërkesën për caktimin e paraburgimit…”, tha Nikçi.

E këtë rast e dënojnë edhe drejtoria e Arsimit në këtë komunë, derisa theksojnë se Selmanaj është suspenduar nga puna.

“Ne si drejtori e Arsimit e denojmë si rast , i kemi marrë të gjitha masat disiplinore ndaj mësimdhënësit duke e suspenduar nga puna sipas legjislacionit në fuqi. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente të hetuesisë”, tha Besnik Hulaj -drejtor i Arsimit në Komunën e Deçanit.

Të pranishëm në shkollë në mesditën e së martes ishin edhe inspektorati i Arsimit, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen lidhur me rastin, meqë sipas tyre kanë dalë vetëm për të mbledhur informacione.

Ndryshe, lidhur me rastin reagoi edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila dënoi ashpër sulmin seksual ndaj vajzës së mitur, derisa pret që organet e drejtësisë të marrin masat e duhura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit iu premton minatorëve që do t’i adresojë kërkesat e tyre

Punëtori në “Trepçë” dënohet me ulje page pasi u kap duke fjetur në vendin e punës

“Heshtja nuk është zgjidhje” – Vajza e Jakup Krasniqit me thirrje të fuqishme para protestës

“Heshtja nuk është zgjidhje” – Vajza e Jakup Krasniqit me thirrje të fuqishme para protestës

Presidentja e Kosovës falënderon Donald Trump për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës falënderon Donald Trump për përkrahjen ndaj Kosovës

Tarifat e ShBA-së ndaj Kosovës ekonomistët shprehen të shqetësuar

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – Nga sot edhe eksportet e Kosovës përballen me tarifën amerikane

Avokati i Popullit iu premton minatorëve që do t’i adresojë kërkesat e tyre

Punëtori në “Trepçë” dënohet me ulje page pasi u kap duke fjetur në vendin e punës

“Heshtja nuk është zgjidhje” – Vajza e Jakup Krasniqit me thirrje të fuqishme para protestës

“Heshtja nuk është zgjidhje” – Vajza e Jakup Krasniqit me thirrje të fuqishme para protestës

Lecce cakton çmimin për Ramadanin

Lecce cakton çmimin për Ramadanin

Egnatia dhe Dinamo, përballen me Olimpijan dhe Hajdukun

Egnatia dhe Dinamo, përballen me Olimpijan dhe Hajdukun

Zyrtarizohen terminet e dueleve Ballkani – Shamrock

Shamrocku, misioni i radhës për Ballkanin

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita kërkon rezultat pozitiv ndaj FCSB-së

KB Trepça forcohet me amerikanin Russell

KB Trepça forcohet me amerikanin Russell

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X