TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Një numër i madh organizatash joqeveritare dhe mediash kanë reaguar ndaj Prokurorisë Themelore të Prishtinës, pas propozimit për dënim me gjobë ndaj anëtarëve të grupit famëkeq “AlbKings”, të cilët kishin ngacmuar gazetaren A.A.

Sipas tyre, marrëveshja e arritur me të pandehurit, e cila parasheh gjobë prej 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro, është “skajshëm minimale” dhe bie ndesh me ligjin.
“Nga ky njoftim kemi kuptuar se një grup prej tre ngacmuesish të gazetares dhe shumë vajzave të tjera, potencialisht viktima të grupeve pornografike në rrjetin ‘Telegram’, siç ishte grupi ‘AlbKings’, parashihet të dënohen vetëm me nga 2,500 euro gjobë, bazuar në një marrëveshje të paprecedentë të lidhur ndërmjet ngacmuesve dhe Prokurorisë së Prishtinës, e përfaqësuar nga prokurorja Elza Bajrami. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zejnullah Gashi”, thuhet në reagim.

Shoqëria civile thekson se ligji parashikon dënim deri në tre vjet burgim për këtë vepër, por prokuroria ka pranuar një zgjidhje “që nuk përmbush asnjë standard ligjor dhe etik”.
“Në këtë rast, Prokuroria ka trajtuar ngacmimin ndaj një gazetareje si një çështje të zakonshme dhe pa pasoja për të mirën publike. Dënime të tilla ndaj ngacmuesve të grave gazetare dhe ndjekësve të platformave pornografike… dëshmojnë mendësinë patriarkale të sistemit dhe vullnetin e prokurorëve për të mbyllur sytë para dhunës ndaj grave”, thuhet më tej.

Pas kritikave, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar duke i cilësuar pretendimet e OJQ-ve si keqinterpretime.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përcjell me vëmendje reagimet në media lidhur me procedurën gjyqësore kundër të pandehurve për veprën penale ‘Ngacmimi’… Me qëllim të informimit të drejtë të publikut, njoftojmë se rasti i njohur ‘AlbKings’ është ndarë në dy pjesë: ndaj themeluesve dhe administratorëve të grupit dhe ndaj anëtarëve të identifikueshëm, të cilët nuk kanë pasur kompetenca administrative në grupin e hapur”, thuhet në reagim.

Sipas Prokurorisë, çështja ndaj themeluesve dhe administratorëve ka përfunduar me aktgjykim dënues, me burgime efektive, ndërsa anëtarët për të cilët bëhet fjalë kanë qenë vetëm komentues dhe persona që kanë kontaktuar me të dëmtuarën.

“Duke pasur parasysh faktin se vepra penale në fjalë është e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në 3 vite, si dhe faktin se të pandehurit për herë të parë kanë kryer vepër penale dhe kanë pranuar fajësinë nga faza e parë… prokurori i shtetit ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e një dënimi të tillë, i cili është aprovuar si i ligjshëm edhe nga Gjykata,” theksohet në reagim.

Prokuroria sqaroi se e dëmtuara është njoftuar për të drejtën e saj që të paraqesë kërkesë pasurore-juridike, por miratimi i saj për marrëveshjen nuk është i detyrueshëm.
“Prokurori i Shtetit nuk është i obliguar të kërkojë miratimin e palës së dëmtuar në lidhje me dënimin ndaj të akuzuarve, përveç obligimit për ta trajtuar kërkesën pasurore juridike,” thuhet në fund të reagimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Tags: ALBKINGGjykata ThemelorePrishtineprokuroria themeloreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën