TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rasti Banjska – Të akuzuarit mohojnë fajësinë, mbrojtjes i refuzohen 9 dëshmitarë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit sërish nuk e kanë pranuar fajësinë në Gjykatë. Mbrojtjes së të akuzuarve, Gjykata ua refuzoi nëntë dëshmitarë.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
1 0
A A

Të prangosur u sollën në Gjykatore.

Edhe një herë, Blagoje Spasojeviq, Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq u deklaruan rreth fajësisë, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Nuk dëshiroj të deklarohem rreth akuzave”, tha i akuzuari Blagoje Spasojeviq.

“Sikurse herën e parë, nuk dëshiroj të deklarohem”, deklaroi i akuzuari Vladimir Toliq.

“Nuk jam fajtor për veprën që më vihet barrë për këtë aktakuzë”, tha i akuzuari Dushan Maksimoviq.

Ky deklarim i tyre erdhi pasi trupi gjykues pësoi ndryshime, për shkak të avancimit në Gjykatën e Apelit të ish kryetarit të trupit gjykues, Arben Hoti.

Në vendin e Hotit tash është ulur kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Ngadhnjim Arrni.

Me këtë rast, palët u pajtuan që aktakuza, fjalët hyrëse si dhe veprimet e marra përgjatë procesit të konsiderohen të lexuara.

Në këtë seancë, mbrojtja e Vladimir Toliq kërkoi veçim të procedurës nga prokurori.

“Unë e thërras prokurorin special qe të ndryshojë këtë aktakuzë sepse mendoj se nuk është adekutate të vazhdojë procesi gjyqësor dhe ta akuzojë vladimir toliq për veprime konkrete. Ju kujtoj se këtu nuk po gjykohet milan radoiciqi por vladimir toliq, dushan maksimoviq dhe blagoje spasojeviq”, deklaroi avokati Millosh Deleviq.

E mbrojtja e Dushan Maksimoviq, propozoi dëgjimin edhe të nëntë dëshmitarëve të tjerë.

“Ditën kritike kanë qenë konstant me të akuzuarin Dushanit, në një vilë kur për disa vite me radhë shkojnë dhe bëjnë grill. Do të tregojnë se ku ka fjetur Dushani mes 23-24 shtatorit. Këta mund të në zbulojnë se ku kur dhe me kë ka qenë Dushani në kohën kur bazohet aktakuza”, tha avokatja Jovana Filipoviq.

Kjo u kundërshtua nga prokurori special.

Po ashtu, mbrojtja propozoi edhe dy ekspertiza, një për uniformë dhe një për armë.

Ekspertizat bashkë me propozimin që të dëgjohen nëntë dëshmitarë, u refuzuan nga trupi gjykues.

Seancat e radhës në rastin Banjska, u caktuan në muajin e ardhshëm, ku do të dëgjohet një dëshmitar i mbrojtjes, do të bëhet administrimi i provave materiale dhe do të bëhet deklarimi i të akuzuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën