TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, ndërsa 30 vite për Dushan Maksimoviq për sulmin terrorist në Banjskë.

Ata akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kishin tentuar ta shkëpusnin pjesën veriore të Kosovës, për t’ia bashkuar Serbisë, me ç’rast ishte vrarë polici Bunjaku, ishte plagosur nga armë zjarri polici tjetër Alban Rashiti, ndërsa ishin lënduar policët Çlirim Sahiti, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi, por ishte rrezikuar edhe jeta e policëve të tjerë dhe e popullatës civile.

Për këto veprime, të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, në Serbi nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur përkundër thirrjeve nga BE dhe NATO që autorët e sulmit të Banjskës të mbahen përgjegjës

Tags: BanjskaGjykataTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjashtë raste të dhunës në Kosovë, disa persona dërgohen në mbajtje

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi fizikisht një person tjetër

“Takim konsultativ” – Dimal Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën

Komisionet parlamentare mbajnë disa takime sot, në fokus të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me ambasadorët

Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan

Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak

Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak

Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

“Takim konsultativ” – Dimal Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën

Komisionet parlamentare mbajnë disa takime sot, në fokus të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me ambasadorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën