TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rastet e vrasjeve dhe dhunës ndaj grave që shënuan vitin 2024

Përgjatë vitit 2024 janë rritur rastet e dhunës në familje, ku viktima në të shumtën e rasteve ishin gratë. Kritikohen institucionet për veprime në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë ndaj grave, dhe mediat për raportimet e rasteve të dhunës dhe vrasjes së grave.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
3
A A

Me shirita u shënjua perimetri i sigurisë, por për Erona Coklin, vend i sigurt nuk ishte Qendra për Punë Sociale në Ferizaj më 12 prill të këtij viti.

Këtu 21 vjeçarja u vra me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Katër ditë më vonë, Kosova sërish u trondit me vrasjen e një gruaje tjetër.

Në banesën e saj, Gjyljeta Ukella u vra me plumb në kokë nga bashkëshorti i saj.

Shkas nga këto dy vrasje, u kërkua siguri për gratë dhe vajzat përmes protestave.

Për ty dyja këto vrasje, prokuroritë përkatëse kanë ngritur aktakuzë, por që gjykimi nuk ka filluar ende.

Në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, presidentja Osmani, shpalli ditë zie.

E në vitin 2024, vlerësohet se janë rritur rastet e raportuara të dhunës në familje.

“2574 raste të raportuara në periudhën janar – tetor, me 2585 viktima. Rastet e dhunës në familje, në secilin stacion policor, trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla. Rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Që nga rasti i vrasjes së Hamide Magashit, tek oborri i QKUK-së në fundi i vitit 2022, e para e Ministrisë së Drejtësisë, njoftoi se është ndarë buxheti për funksionalizimin e Mbikëqyrjes Elektronike, që mundëson mbrojtjen e viktimës nga agresori.

Por një gjë e tillë, u finalizua në dhjetor të këtij viti.

Vonesat në procesimin e kësaj çështje, lënë dyshime se rastet e dhunës ndaj grave, po përdoren për qëllime politike.

“Është keq që sot politika, por edhe më herët, kanë manipuluar me tragjedinë e femrave që kanë qenë subjekt i dhunës në familje, për përfitime politike. Jo pse janë mërzitur për to, sepse po të ishin aq të ndjeshëm, po të ishin interesuar që ta zgjidhnin këtë çështje, sigurisht që do të investonin më tepër në krijimin e kushteve për punësimin e femrave apo për përfitimin e pavarësisë ekonomike të tyre”, shprehet Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Mënyra e raportimit të rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave, shpeshherë u kritikua për mungesë etike.

“Fatkeqësisht këtë vit kemi pasur një sërë vrasjesh dhe raste të dhunës të formave të ndryshme ndaj grave, dhe e vërteta është që një pjesë e mediave, fatkeqësisht, vazhdojnë ta shkelin shpeshherë me vetëdije kodin e etikës elementare në raportimin e tyre. Synimi i AGK-së, është që këto shkelje të zvogëlohen sa më shumë që është e mundur. Shumica e mediave megjithatë, vazhdojnë të japin një kontribut të rëndësishëm dhe të dobishëm për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave, vlerëson kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha.

E për vrasjen e Marigona Osmanit, edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim.

Kurse, për vrasjen e Liridona Ademi, prokuroria ende nuk ka finalizuar një aktakuzë, ndaj tre të dyshuarve që janë nën masën e paraburgimit.

I dyshuar kryesor është ish bashkëshorti i viktimës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën