TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rashiti: Katër vite pa investime në Gjilan, 149 milionë euro të pashfrytëzuara

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Rashiti: Katër vite pa investime në Gjilan, 149 milionë euro të pashfrytëzuara

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës  për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka deklaruar se synimi i tij është ta rikthejë Gjilanin në rrugën e zhvillimit dhe të ndërtimit të qëndrueshëm.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Rashiti tha se kandidatura e tij është rezultat i një vlerësimi të bërë nga struktura e partisë, pas analizës së situatës politike dhe zhvillimore në Gjilan.

“PDK-ja e ka menduar dhe e ka vlerësuar situatën në Gjilan, ku ka vendosur që unë të jem kandidati për të garuar në këto zgjedhje të rëndësishme komunale. Jam prej kohësh në politikë, e njoh mirë Gjilanin, i njoh mirë mundësitë, problemet dhe potencialin që ka qyteti ynë,” tha Rashiti.

Ai shtoi se Gjilani ka mbetur pas në shumë aspekte dhe se qëllimi i tij është të sjellë një qeverisje të re, më profesionale dhe të përgjegjshme.

“Kemi mbetur njëra prej komunave më të prapambetura në çdo aspekt. Gara ime është për ta provuar një qeverisje më të përgjegjshme, profesionale, që e kthen Gjilanin në kahun e duhur – në rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit,” u shpreh Rashiti.

Gjatë diskutimit, kandidati i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale komunale, duke theksuar mungesën e investimeve dhe mosshfrytëzimin e fondeve publike gjatë mandatit të fundit.

“Në Gjilan, për këto katër vite, nuk ka pasur investime në sektorin privat. Komuna është dashur t’u hapë rrugë investitorëve, por nuk ka pasur as investime nga diaspora, as nga donatorët, e as implementim të projekteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës,” tha Rashiti.

Sipas tij, mungesa e menaxhimit efikas ka bërë që miliona euro të mbeten të pa shfrytëzuara:

“Në çdo debat kam theksuar se janë rreth 149 milionë euro që kanë mbetur të pashfrytëzuara gjatë këtyre katër viteve. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë,” përfundoi Rashiti.

Tags: gjilanipdkriad rashitiTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Maloku: Ka frymë politike në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Maloku: Ka frymë politike në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Gërvalla takohet me ambasadoren e Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin në drejtësi

Gërvalla takohet me ambasadoren e Kroacisë për të thelluar bashkëpunimin në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën