tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Rashiqi skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

teve1 nga teve1
10/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, është skepktik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ai ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.

“Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq.

Tutje, Rashiq, ka bërë thirrje për lirimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq.

Rashiq ka thënë se janë duke punuar në mbrojtjen e Radimiroviqit.

“Duhet ta mbrojmë Nikolla Radimiroviqin, jam në kontakt me zëvendësin tim që merret me këtë, që ta gjejmë ndihmën adekuate juridike për të që sa më shpejtë të dalë nga kjo gjendje”, tha Rashiq gjatë një konference për media.

Tutje, Rashiq ka bërë të ditur se mban informacione që drejtori i Administratës do të mbahet në paraburgim deri të hënën.

“Sipas informacioneve do të jetë aty së paku deri të hënën pasi gjyqtari nuk është aty dhe kur të vijë të hënën do të merret me rastin. Po guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesës metodologjisë shantazhuese”, ka thënë ai.

Tags: Nenad RashiqNikolla RadimiroviqZgjedhjet ne veri

Dugolli: Vuçiqin e nervozon profesionalizmi i Policisë së Kosovës

24/09/2023

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.