Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se ka qenë gabim deklarata e dhënë që Kurti ka zbatuar vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit për “hatrin e tij”.
Ai duke shprehur keqardhje ka thënë se fjala ka qenë për vizitën në të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq për teve1.info.
Rashiq ka thënë se ka kërkuar gjithmonë që vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit të zbatohet.
“Normalisht qe kerkesa ime per respektimin e vendimin e gjukates kushtetuese pwr krhimin e tokes e manastirit kan qene potencuar me vite, permes BE-se, QUINT-it dhe qeveris. Vet jam takuar 2 her me zonja Bakoyanis, perfaqsuesja e KE. Besoj qe me mund e perbashket kemi ardh deri ne kompromis per te miren e gjithv”, ka thënë ai.









