TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq nuk pret të ketë dorëzim të Radoiçiqit në Kosovë, thotë se dialogu duhet të vazhdojë

Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë për Tëvë1 se dialogu duhet të vazhdoi, derisa ka theksuar se BE-ja është befasuar me propozimet e kryeministrit,Albin Kurti..

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Rashiq nuk pret të ketë dorëzim të Radoiçiqit në Kosovë, thotë se dialogu duhet të vazhdojë

Brukselit i duhet goxha kohë që ti analizojë tri kërkesat që shtroi kryeministri Kurti të mërkurën.

Kështu po vlerëson ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në një intervistë për Tëvë1, Rashiq tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdoi, që të mos ketë konflikte të tjera.

“Në atë aspekt, e shoh që, ashtu pak janë befasuar me këto konstatime, sic thash në fillim, dhe besoj që i nevojitet disa ditë që të analizohet pak më mirë dhe ndoshta që të rikonfirmohet një farë forme një gatishmëri të inicimit ose vazhdimit të dialogut. Unë mendoj, është mendim personal, gjithmonë kam thënë, kemi një thinje të vjetër, “ më mirë të negociohet 1 mijë ditë se të luftohet 1 orë” . kështu që unë pranoj një model të negocimit dhe unë kisha qenë shumë i lumtur, që ai vazhdim të ndodh në fillim të korrikut”, ka thënë Rashiq.

I pyetur për kërkesën e kryeministrit Kurti, rreth dorëzimit të Millan Radojiçiq në organet e Drejtësisë në Kosovës, ministri nga radhët e komunitetit serb, nuk pret diçka të tillë në muajt në vijim.

“ Sa e di unë lidhjet e tyre, në Serbi, në veçanti në regjimin i cili rastësisht është në pushtet në serbi, nuk e shoh si e mundshme, në muajt në vijim. Në muajt e ardhshëm nuk e shoh një opsion real”, shprehet ai.

Rashiq ka folur edhe për refuzimin që ai të jetë pjesë e dialogut.

“Kryeministri Kurti ka pas një ide prej momentit që jemi emëruar, kjo ka ndodh më 1 dhjetor 2022, ku sipas planit të tij, unë kam pas të jem pjesë e grupit punues, dhe në atë aspekt dhe një kërkesë është dërguar si propozim tek facilitatorët, tek zotëri Borrell dhe Lajçak, ta zgjerojmë grupin teknik negociues, por pala tjetër nuk e ka pranuar një gjë të tillë”, shprehet ministri për Komunitete dhe Kthim.

Sipas Rashiq, mos përfshirja e tij në ekipin negociues, do të sjellë vetëm probleme në dialogun Kosovë-Serbi, dhe integrimin e serbëve.

“Siç thotë Brukesli varet nga palët a do të pranojnë a jo, prandaj pala tjetër në këtë rast, nuk ka pranuar një ndryshim të tillë kështu që unë ose ne, kemi mbet jashtë proceseve, e që prapë është një bumerang i keq, jo vetëm për dizajnimin e politikave dhe statutit, por edhe të integrimit që deri më sot kemi pa vetëm ndikim negativ në procesin negociues”, ka thënë ai.

Më 26 qershor në Bruksel, Kurti, nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, pa u plotësuar tri kërkesat për të cilat, Serbia ende nuk ka dhënë sqarim nëse do të realizohen.

Tags: dialoguRashiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahimaj: Për 20 vite asnjë çerdhe, po ndërtojmë dy të reja në Kamenicë

Rahimaj: Për 20 vite asnjë çerdhe, po ndërtojmë dy të reja në Kamenicë

KFOR-i zhvillon ceremoninë e ndryshimit të komandës në Kampin e Novosellës

KFOR-i zhvillon ceremoninë e ndryshimit të komandës në Kampin e Novosellës

Kurti në Amerikë: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

Kurti në Amerikë: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Xhaka udhëheq Sunderlandin drejt vendit të tretë, me asistimin e tretë

Xhaka udhëheq Sunderlandin drejt vendit të tretë, me asistimin e tretë

Rahimaj: Për 20 vite asnjë çerdhe, po ndërtojmë dy të reja në Kamenicë

Rahimaj: Për 20 vite asnjë çerdhe, po ndërtojmë dy të reja në Kamenicë

KFOR-i zhvillon ceremoninë e ndryshimit të komandës në Kampin e Novosellës

KFOR-i zhvillon ceremoninë e ndryshimit të komandës në Kampin e Novosellës

Kurti në Amerikë: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

Kurti në Amerikë: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën