TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe në Beograd, Snezana Paunoviq.

Ai ka thënë se është i tronditur nga gjuha e urrejtjes që sipas tij, vazhdon ta dominojë udhëheqjen politike në Serbi.

Një ditë më parë Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke ia ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe kalimin tranzit përmes saj.

Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të Paunoviqit, e cila tha se nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998. Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa janë cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe rikthim i retorikës së viteve të luftës.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në një deklaratë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) tha se është i tronditur nga këto qëndrime, duke vlerësuar se deklaratat e Paunoviqit janë të papranueshme dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes.

“Kam qenë i shokuar në momentin kur e dëgjova se çfarë mund të thotë një zyrtare në një pozitë kaq të lartë. Kjo na dëshmon se kjo strukturë, e cila fatkeqësisht i ka uzurpuar institucionet në Beograd, duhet të ndryshojë sa më shpejt. Si njeri nuk mund ta kuptoj që edhe pas 27 vjetësh ende po merremi me të njëjtët njerëz dhe me të njëjtin vokabular, ku urrejtja është mekanizmi kryesor i veprimit politik. Mund t’ju them se jam i shokuar, para së gjithash si njeri”, tha Nenad Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq shtoi se në krye të shtetit serb vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz që kanë qenë edhe para 30 vitesh , duke u nisur nga Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

Sipas tij, qasja e tyre nuk ka ndryshuar, por vetëm metodat janë përshtatur me rrethanat e reja.

“Akterë në estabilishmentin politik janë të njëjtë duke përfshirë prej presidenti Vuçiq e Ivica Dadiqin, që janë aty për 35 vjet dhe unë nuk pres prej tyre dënim ose kritikë. Përkundrazi kjo po na sjellë në këtë situatë që po konstatojmë si çdo herë se kemi një diktaturë në Beograd. Ata njerëz duhet të ndryshohen sa ma shpejt që është e mundur sepse deklaratat e tyre mbi të gjitha dëmtojnë serbët e Kosovës”, shtoi Rashiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën