Sulmuesi kosovar, Ermir Rashica, mund t’i bashkohet AIK-ut të Suedisë. Kështu ka raportuar të hënën sajti suedeze “fotbollsthlm.se”. AIK-u garon në elitën e futbollit të Suedisë.
Rashica 20-vjeçar është pjesë e Skënderbeut të Korçës. Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë iu bashkua korçarëve në gusht të vitit 2023 nga skuadra e Trepçës ’89.
Për Skënderbeun ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 19 ndeshje.
Ai ka shënuar dy gola në tetë ndeshje për Shqipërinë U21, ndërsa më herët për Kosovën U19 ka gjashtë ndeshje dhe një gol të shënuar.