Kombëtarja e Anglisë shënoi fitore të thellë 0:5 ndaj Serbisë në ndeshjen e vlefshme për kualifkim në Kupën e Botës 2026.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford.
Rashford shënoi golin e tij të 18-të me fanellën e “Tre Luanëve” duke kaluar legjendën, David Beckham (17).
Kujtojmë që futbollisti me më së shumti gola në histori të Anglisë është Harry Kane (74 gola).