TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raportohet për mbi 60 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Raportohet për mbi 60 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë të kthyer në qendër strehimi në qytetin e Gazës, në orët e hershme të së shtunës, duke vrarë më shumë se 60 persona, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Ky mund të konsiderohet një prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën 10-mujore në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Ushtria izraelite e ka pranuar sulmin, duke pretenduar se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit brenda shkollës.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Sulmi në shkollën Tabeen në qendër të Gazës, ka plagosur 47 persona, sipas autoriteteve.

Ky objekt, sikurse gati të gjitha shkollat e Gazës, është përdorur si qendër strehimi për njerëzit që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, për shkak të luftës.

Sulmi ka ndodhur pa paralajmërim, teksa njerëzit kanë qenë duke u lutur në xhaminë brenda shkollës, sipas Abu Anas, një dëshmitari që ka punuar për t’i shpëtuar njerëzit.

“Raketa kanë rënë pa paralajmërim. Raketa e parë, e dyta. Ua kemi mbledhur copat e trupave”.

Besohet se në atë objekt kanë qenë 6.000 persona.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 477 prej 564 shkollave në Gazë janë goditur direkt apo janë dëmtuar në luftë, deri më 6 korrik.

Sulmi ka ndodhur derisa ndërmjetësit prej Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, i kanë rritur përpjekjet për të arritur armëpushim në Gazë, dhe për t’i ulur tensionet në rajon, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, si dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 39.600 palestinezë, dhe ka plagosur më shumë se 91.000 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë.

Lufta është nxitur prej sulmeve të Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar, pasi militantët e grupit kanë hyrë në jug të Izraelit, dhe kanë vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe kanë marrë peng 240 të tjerë.

Më shumë se 1.9 milion banorë të Gazës – rajon që para luftës ka pasur 2.3 milionë banorë – janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën