Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prishtinë një vajzë është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.
Sipas raportit policor ajo ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia me 30 nëntor dhe më nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë /30.11.2024-21:30. Me 01.12.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend- ndodhje e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./teve1.info/