TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti SBAShK – Qeveri i zbehtë, ekspertët s’duan përqendrim vetëm në paga, kërkojnë reforma

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
SBASHK-u paralajmëron greva më 2 prill, kërkojnë që mësimdhënësit të mbështeten me nga 100 euro

Raporti i Qeverisë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), po vlerësohet si i zbehtë. Madje komunikimi ndërmjet këtyre dy institucioneve mungon në masë të madhe. Ekspertët e arsimit në vend po vlerësojnë se ky mosbashkëpunim lë pasoja në procesin e mësimdhënies e mësimenxënies.

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit “EdGuard”, ka thënë se organizimi sindikal është e drejtë e garantuar se SBAShK-u duhet të jetë adresa e vetme ku mësimdhënësit në vazhdimësi luftojnë për të drejtat e tyre.

Sipas tij, SBAShK-u duhet që të jetë më shumë i organizuar në mënyrë që të mos të përqendrohet vetëm te pagat, por edhe vështirësitë e tjera që përballen punëtorët e arsimit.

Ai ka shtuar se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, komunikimi do të duhet që të rritet në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e mësimdhënësve në vend të punë dhe të jetësohen reformat.

“Organizimi sindikal është inkurajuar edhe ligjërisht në vendin tonë dhe si i tillë shpresoj shumë që edhe SBAShK-u të jetë ajo adresa e vërtetë që në vazhdimësi lufton për të drejta më të mira në vende të punës për komunitetin e mësimdhënësve që jo gjithherë janë kufizuar në paga. Ajo që do të doja të shihja është një SBAShK më shumë të organizuar që do të ngrehte zërin për shumë tema dhe vështirësi që mësimdhënësit tanë i kanë në vendin e tyre të punës”.

“Nga ajo çka prezantohet në opinion ka një komunikim shumë të reduktuar mes Ministrisë së Arsimit dhe sindikatës në këtë rast që do të duhej që të ndryshonte. Jam shumë i bindur që më afrimin e fillimit të vitit të ri mësimor, një komunikim shumë më i shpeshtë të komunitetit të mësimdhënësve dhe ministrisë është i domosdoshëm në një mënyrë që jo vetëm të sigurohet mirëqenia e mësimdhënësve në vend të punë, por më e rëndësishmja që në koordinim me mësimdhënësit të jetësohen ato reforma të shumta në politika të prezantuara”, është shprehur ai për EO.

Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka thënë se nëse vazhdon ky trend i zbehjes së raporteve do të ketë pasoja të mëdha.

Sipas tij, Qeveria duhet të jetë në krye të detyrës dhe të gjejë zgjidhje për problemet e grumbulluara në arsim. Ai kërkon ulje të tensioneve nga të dyja palët, duke shtuar se ende ka punë për të ngritur cilësinë në arsim.

“Raporti mes SBAShK-ut dhe Qeverisë mendoj se është shumë i zbehtë dhe mendoj që kjo i kalon tashmë pasojat e veta, por nëse vazhdon në këtë trend do të ketë edhe pasoja të tjera negative. Qeveria duhet që të jetë në krye të detyrës dhe përgjegjësisë që ka, të mos harrojmë që janë aty për t’i shërbyer publikut prandaj edhe duhet që të gjejnë zgjidhje për problemet e grumbulluara në arsim e që padyshim çështja e pagesës së mësimdhënësve dhe mbrojtja e të të drejtave të mësimdhënësve që ndërlidhet me angazhimin e sindikatës është një çështje shumë e ndjeshme të cilën duhet ta trajtojnë me prioritet”, ka deklaruar ai.

Tags: QeveriareformaSBASHK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Numri i 23 mbetje mortore në Zubin Potok, përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Kurti: Numri i 23 mbetje mortore në Zubin Potok, përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës

Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës

Drenica Futsal të martën nis garat preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Drenica Futsal të martën nis garat preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Mbi 100 mijë banorë mbeten pa energji elektrike pas stuhisë së fuqishme në Lituani

Mbi 100 mijë banorë mbeten pa energji elektrike pas stuhisë së fuqishme në Lituani

Kurti: Numri i 23 mbetje mortore në Zubin Potok, përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Kurti: Numri i 23 mbetje mortore në Zubin Potok, përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Ankth te Barcelona, Gavi lëndon gjurin që ndeshjen e parë, klubi në pritje të rezultateve mjekësore

Ankth te Barcelona, Gavi lëndon gjurin që ndeshjen e parë, klubi në pritje të rezultateve mjekësore

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundja dërgon Shqipërinë në zonën e medaljeve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundja dërgon Shqipërinë në zonën e medaljeve

Raportuesja speciale e OKB-së bën thirrje “prani mbrojtëse ndërkombëtare” në Palestinë

Raportuesja speciale e OKB-së bën thirrje “prani mbrojtëse ndërkombëtare” në Palestinë

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën