TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

by tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lanësimin Raportit preliminar të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka thënë se gjatë periudhës 1 janar 1998 -20 qershor 1999 janë vrarë 12 mijë e 230 persona në luftën e Kosovës.

Në mesin e të vrarëve janë 1047 fëmijë nga mosha 0 deri në 17 vjeç, kurse 94 kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, e 100 ende janë të zhdukur.

Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të këtij raporti, Kurti tha ky raport është dëshmi e çmimit të shtrenjtë të lirisë.

Ai tha se ky raport është detyrim shtetëror të dokumentojë krimet e Serbisë.

“Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë  të lirisë që e gëzojmë së bashku. Raporti përfaqëson njerëz, jetë, familje dhe histori të cilët nuk mund të reduktohen në numra, por që shtetit ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Për periudhën 1 janar 1998- 20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej  12 mijë e 230 viktima në të luftës në Kosovë. Secili numër na flet për të dashurit që na u vranë, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e mallin që ndiejmë sot e kësaj dite. Veçanërisht e rëndë është pesha  e krimeve të kryera ndaj fëmijëve, raporti dokumenton se në grup moshën nga 0 deri në 17 vjeç janë 1.047 fëmijë të vrarë, 94 kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet për fatin e vendndodhjen të 100 fëmijëve të zhdukur më dhunë”, ka thënë Kurti ndër të tjera, raporton teve1.info.

Pjesa më e madhe e viktimave janë dokumentuar në periudhën mars-qershor 1999.

Gjatë muajve mars dhe qershor të atij viti, u vranë 9.948 njerëz, që përbëjnë rreth 81.3% të të gjitha viktimave të dokumentuara në këtë raport.

“Fushëveprimi i këtij raporti, ose i kësaj liste, është i kufizuar vetëm në tri kategori. Do të thotë, në këtë listë, ose në këtë raport, paraqiten informatat për numrin dhe detajet e personave të vrarë, personave të zhdukur me dhunë, dhe personave të vdekur si pasojë e luftës”, sqaroi drejtori i institutit.

Kurti u ka folur edhe për gërmimet që kanë nisur në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për varrezë masive.

Ai tha se kjo dëshmon që për shumë familje lufta në Kosovë ende nuk ka përfunduar.

Kurti ka kritikuar Serbinë për mos hapje të arkivave duke i bërë thirrej bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj Serbisë.

 

Tags: IKKLRaporti preliminarte vrarit ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën