TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raporti: Policisë së Kosovës i duhen 13.7 minuta për të reaguar pasi të pranohet informata

13.7 minuta është koha që mesatarisht u duhet njësive të Policisë së Kosovës për të reaguar, kur pranojnë një telefonatë nga qytetarët. Njohës të fushës së sigurisë kërkojnë që të punohet shumë, në mënyrë që kjo kohë të shkurtohet.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
0 0
A A

Njësive të Policisë u duhen mesatarisht 13.7 minuta për të reaguar, kur pranojnë një thirrje nga qytetarët.

Kështu është theksuar në raportin e Inspektimit nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Autoriteti mbikqyrës i Policisë ka vënë në pah se në zonat rurale kjo kohë është zgjatur deri në 19.5 minuta, ndërkohë Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kohën më të shkurtër me 10.4 minuta.

“Koha e përgjithshme e reagimit nuk ka lëvizur nga ajo e matur para tre viteve, vetëm se ka ndryshime në disa drejtori e stacione… Krahasuar me matjet e vitit 2022 pasqyrohet një zgjatje e kohës së reagimit në zonat urbane, derisa paraqitet një shkurtim i kohës së reagimit në zonat rurale. Reagimi në tre tipe thirrjesh ka shënuar një zgjatje në kohë për 0.5 – 1 minutë, derisa dy tipe tjera ka shënuar shkurtim përrreth 1 minutë”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Policorë të Kosovës.

Për këto statistika, Policia e Kosovës kanë një shpjegim.

“Sa i përket mesatares së kohës së reagimit policor nga IPK-ja, janë  nxjerr vetëm disa mostra nga llogu i thirrjeve të Policisë së Kosovës ku vendosen të dhënat prej thirrjes nga qytetarët deri tek reagimi policor në vend ngjarje. Prej thirrjes deri tek reagimi i policisë është një proces i vendim- marrjes nga udhëheqësit e që ka të bëjë me ndarjen e prioriteteve sipas urgjencës së rastit dhe ndarjes së resurseve në aspektin operacional. Prioritet i jepet rasteve të ruajtjes së jetës, pronës dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Tëvë 1, nga Policia kanë theksuar se edhe koha e reagimit prej 13.7 minutave në zonat urbane, është brenda “Procedurës Standarde të Operimit”, që parasheh një reagim brenda deri në 15 minuta prej pranimit të informacionit.

E nënkoloneli në pension i Policisë, Refiki Morina, vlerëson se duhet të punohet shumë, në mënyrë që koha e reagimit të ulet.

“Duhet menaxhuar me këto kapacitete që janë , aty ku ka nevojë me shtu pjesëtarë të Policisë për shkak të mungesës së tyre dhe nevojave të vazhdueshme ku një patrollë mund të jetë e zënë me punë tjera port ë kenë patrulla tjera rezervë në mënyrë që të intervenon sa më shpejtë në vendin e ngajrjes mendoj se duhet bërë bashkëdysizm i bashkëveprimeve brenda stacionit, brenda Policisë në mënyrë që të ketë patrulla të mjaftueshme dhe të dilet sa më parë në vendin e ngjarjes t’i dilet në ndihmë qytetarëve”, ka thënë Morina.

Kurse ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha, thekson se rezultati i raportit kërkon veprim urgjent nga menaxhmenti i Policisë.

“Jo në kuptim ndoshta të mbajtjes direkte të përgjegjësisë të zyrtarëve të nivelit të parë  apo nivelit operacional por duhet të identifikohet saktë problemi nëse eventualisht ka mungesë të resurseve njerëzore, mungesë logjistike e kështu me radhë. Pra në radhë të parë të identifikohet problemi që kjo situatë nuk do duhej të ishte njëjtë si para tri viteve të identifikohet problemi të adresohen saktë, të plotësohen kuadrat”, është shprehur Hoxha.

Në përgjigjen e Policisë për Tëvë1, theksohet se për t’ua lehtësuar qytetarëve raportimet e rasteve, është krijuar edhe aplikacioni “Lajmëro Policinë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën