TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti: Kosova e 37 për barazinë gjinore në ligj dhe biznes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Temperaturat e ditës

Kosova është e 37-ta në botë për sa i përket infrastrukturës ligjore që mundëson barazinë gjinore në biznes, thekson Banka Botërore në raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2023.

Për sa i përket përqindjes bazuar në barazinë mes burrave dhe grave, Kosova për këtë vit ka marr 91.9 pikë.

“Në nivel botëror, mesatarisht, gratë gëzojnë vetëm 77 për qind të të drejtave ligjore që bëjnë burrat dhe gati 2.4 miliardë gra në moshë pune në mbarë botën jetojnë në ekonomi që nuk u japin atyre të njëjtat të drejta si burrat. Megjithëse janë bërë arritje të mëdha në dekadat e fundit”, thekson Banka Botërore, transmeton Telegrafi.

Në raport thuhet se do të duhen të paktën 50 vjet për t’iu qasur barazisë ligjore gjinore kudo në botë.

“Reformimi në mënyra që inkurajojnë gratë të kontribuojnë në ekonomi si ndërmarrëse do të barazojnë kushtet e lojës dhe do ta bëjnë ekonominë më dinamike dhe më elastike. Sipas ritmit aktual, do të duheshin të paktën 50 vjet për t’iu qasur barazisë ligjore gjinore kudo në botë. Në shumë vende, një grua që hyn në fuqinë punëtore sot do të dalë në pension përpara se të fitojë të njëjtat të drejta si burrat”, shton raporti.

Lëvizshmëria, vendi i punës, pagat, martesat, prindërimi, ndërmarrësia, asetet si dhe pensionet janë tetë komponentët në të cilën bazohet raporti.

Vendi ynë plotëson 100 për qind të kritereve përpos te pensionet që është 75 pikë dhe prindërimi i vlerësuar me 60 pikë.

Në këtë periudhë, vetëm 34 reforma ligjore të lidhura me gjininë u regjistruan në 18 vende – numri më i ulët që nga viti 2001. Rezultati mesatar botëror i këtij indeksi u rrit vetëm gjysmë pikë krahasuar nga viti në vit. Shumica e reformave u fokusuan për rritjen e nevojës së pushimit për prindërit, heqjen e kufizimeve në punën e grave dhe detyrimin e pagave të barabarta.

Përqindjen më të lartë të barazisë gjinore në vlerën e 100 pikëve e kanë shtetet si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia. Derisa më se keqi qëndrojnë Sudani, Jemeni dhe Gaza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën