TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Puna e bërë për pesë vite brenda hapësirave të shkollës dhe jashtë saj kanë bërë që shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë të renditet ndër me të sigurta në kryeqytet. Drejtori i kësaj shkolle ka treguar për investimet që janë bërë brenda pesë viteve të fundit sa ai udhëheqë këtë institucion.

by Doresa Geci
3 javë ago
4 1
A A

Çdo hyrje dalje monitorohet.

Në oborrin e shkollës “Emin Duraku”, askush nuk mund të futet pa miratimin e stafit menaxhues.

Kjo ka bërë që ky institucion arsimor në kryeqytet të renditet ndër më të sigurtat.

Kjo u bë e ditur së fundmi në një raport të realizuar për sigurinë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

“Të them të drejtën e them më shumë modesti nuk ka asnjë të gjetur në shkollën ‘Emin Duraku’. Pjesa e rrugës kryesore që nuk është në domenin e shkollës por ka pesë vite kur kemi bërë presion duke përfshirë edhe mediat për lëvizjen e stacionit dhe kemi kërkuar që veturat mos të kenë akses me hy në oborrin e shkollës, ndërsa sa i përket sigurisë në shkollë, shkolla jonë i plotëson të gjitha kushtet  dhe raportit që na u ka dorëzuar ka qenë një arritje për ne”, shprehet Visar Osmani-drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Ky rezultat, sipas Durakut, është arritur nga investimet e bëra në vitet e fundit.

“Kemi pasur para pesë viteve prioritet mbylljen e hyrjeve ilegale që kanë qenë gjithsej tetë hyrje ilegale që kanë funksionuar mbi 30-40 vjet…Ka qenë e mirë që në sferën e sigurisë të merret shembull shkolla jonë. Ne së fundmi e kemi digjitalizuar edhe portën kryesore që stafi të hyjë në mënyrë digjitale, ndërsa mysafirë nuk mund të hyjnë pa u detektuar”, thotë ai.

Madje ai është i gatshëm për bashkëpunime me cilëndo shkollë e cila dëshiron të marrë shembujt e mirë të saj.

“Më shumë modesti po them që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë  më gjithë ata që kërkojnë të marrin shembuj të mirë të institucionit tonë dhe nuk kemi hezituar asnjëherë. Edhe kur kemi hy në reforma, kemi qenë të gatshëm me jep modele për shkolla tjera që kanë hy në reforma pas neve”, shprehet Osmani.

Në raportin e hartuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, është theksuar që mbi 50 % e shkollave në vend janë të pasigurta, dhe nevojitet ndërhyrje sa i përket sigurisë infrastrukturore, fizike dhe sigurisë së zjarrit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës

65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës

65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Mot i vranët me intervale me diell, temperaturat deri në 17°C

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën