tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Raporti i Progresit përmend mungesat e deputetëve të pushtetit, monitoruesit kërkojnë që të evitohen

Një sërë gjetjesh janë përmendur në Raportin e Progresit në punën e Kuvendit të Kosovës. Aty përmendet edhe mungesa e shpeshtë e deputetëve të mazhorancës. Monitoruesit e Kuvendit thonë se kjo duhet evituar për shkak se aty diskutohen ligje në interes të publikut. Në të kundërtën, u kërkua edhe ndërmarrja e masave ndaj këtyre deputetëve.

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
09/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Raportin e Progresit të vitit 2023 për Kosovën, fokus i veçantë i është dhënë edhe Kuvendit të Kosovës.

Ky raport edhe këtë vit ka adresuar disa kritika për Institucionin Legjislativ.

Aty thuhet se ky vit u karakterizua me mungesë të kuorumit vendimmarrës, konsensusit mes pushtetit dhe opozitës, grumbullim i pikave në seanca, bojkot të Listës Serbe, si dhe diskutimet e tensionuara e gjuha nxitëse.

“Mungesa e kuorumit vendimmarrës, pavarësisht se Qeveria e ka shumicën në Kuvend, çoi në një numër të madh pikash në rendin e ditës dhe seancat parlamentare zvarriten me muaj të tërë, duke shkaktuar vonesa në miratimin e reformave të lidhura me BE-në dhe në bërjen e emërimeve”, thuhet në raport.

Bojkoti i deputetëve të pushtetit, po shihet si shqetësues edhe nga monitoruesit e legjislativit.

Naim Jakaj, nga Instituti Kosovar për Drejtësi vlerëson se kjo nuk do duhej të ndodhte për shkak se duhet miratuar ligje në interes të vendit.

Sipas tij, ndaj këtyre deputetëve do të duhej ndërmarrë masa, përfshirë edhe në mëditjet e tyre.

Edhe Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET, thekson se me këtë veprim deputetët po shkelin detyrat për të cilat janë të thirrur.

Po ashtu, disa nga gjetjet e Raportit thonë se diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës ishin të polarizuara e të tensionuara, madje u përdor edhe gjuhë nxitëse por edhe seksiste.

Tags: kuvendi

Rexha: Lojtarët e Fushë Kosovës kanë marrë vetëm një pagë 6 muajt e fundit

10/12/2023

Gjeraj: Ekipet e tjera janë dorëzu para Ballkanit

10/12/2023

Rexha: Nëse i fiton ndeshjet e mbetura Ballkani, përfundon gara për titull

10/12/2023

Lajçak: Marrëveshja KEDS – Elektrosever, do t’i japë fund praktikës aktuale

10/12/2023

Osmani do të mbajë fjalim për paqen dhe sigurinë në Forumin e Dohas

10/12/2023

17 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali

10/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.