TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raporti i PIPS-it për politikën e jashtme veçon ngecje në dialog

Kosova është karakterizuar me ngecje në politikën e jashtme përgjatë vitit 2023. Raporti “ Vjetari i Politikës së Jashtme”, i publikuar nga organizata PIPS, thekson poashtu se tensionet në veri, acarimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë e sanksionet e BE-së, janë si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë Kosovë-Serbi.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Raporti i PIPS-it për politikën e jashtme veçon ngecje në dialog

Viti 2023, po cilësohet sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një raport një vjeçar të publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), i quajtur “Vjetari i Politikës së Jashtme”, thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka arritur të siguroj njohje nga pesëshja mos njohëse e BE-së.

Në këtë raport, të ndarë në pesë kapituj, janë përmendur edhe acarimet me aleatët e Kosovës, përfshirë BE-në dhe ShBA-në, dialogu Kosovë-Serbi, dhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Jon Krasniqi, hulumtues në këtë Institut, thotë se që nga viti i kaluar, janë vërejtur më shumë takime e vizita të në Greqi, por deri tani asgjë konkrete.

“Tek marrëdhëniet bilaterale shohim se, diçka që vlen më shumë është mos lëvizje me pesëshen mos njohëse të Bashkimit Evropian, shumë pak lëvizje apo më mirë të thuhet me Greqinë, edhe njohja e pasaportës nga ana e Spanjës, sepse me Rumaninë, Sllovakinë edhe me Qipron, nuk ka pasë pothuajse fare lëvizje”, tha Krasniqi.

Televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjet për gjetjet e raportit.

Në anën tjetër, ish-ambasadori, Sylë Ukshini, është shprehur kritik nga BE-së për qasjen karshi Kosovës dhe për 5 shtetet mosnjohëse.

“Unë mendoj se çështja e dialogut, meqë është BE-ja ndërmjetësuese jo të kushtëzohet, duhet të bëhet një lloj kërkese që nëse BE-ja dëshiron të mbetët aktor kredibil nuk ka kuptim që pesë vendet të rreshtohen edhe me Kubën edhe Venezuelën edhe me Rusinë, dhe, BE-ja të jetë ndërmjetësuese. Unë e kam thënë edhe po e përsëris, nuk ka kuptim jo për Kosovën, por për vet politikën e BE-së, institucionet e BE-së”, tha ish-diplomati, Sylë Ukshini.

Sipas tij, BE-ja nuk është duke mbajtur qëndrim neutral, për çka edhe nuk pret progres në dialogun Kosovë-Serbi.

“E mbajë në mend mirë nga pjesa akademike, që neve na u ka thënë kështu, që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do të mbajnë qëndrim neutral, pesë vendet nuk janë duke mbajtur qëndrim neutral, po e them shumë sinqerisht, nëse këto pesë vende nuk mbajnë qëndrim neutral, por mbajnë qëndrim pro Kubës, pro Iranit, pro Serbisë, pro Rusisë, unë them se dialogu nuk mund të vazhdoi me këto kondita”, tha Ukshini.

Sipas raportit “Vjetari i Politikës së Jashtme”, Kosova kohëve të fundit ka shtuar bashkëpunimin me Turqinë në aspektin e sigurisë dhe me vendet nordike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Zeqaj: Në bazë të informacionit që kam, ka diskutime ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për çështjen e Presidentes

Zeqaj: Në bazë të informacionit që kam, ka diskutime ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për çështjen e Presidentes

Dugolli: Qeveria do të formohet shpejt, për Presidenten partitë do të vijnë vetë për bashkëpunim

Ferizaj forcohet me sulmues nga Kameruni

Ferizaj forcohet me sulmues nga Kameruni

Carrick zyrtarizohet në krye të Manchesterit

Carrick zyrtarizohet në krye të Manchesterit

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën