TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i OSBE-së: Ka mungesë të besimit për sistemin gjyqësor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Raporti i OSBE-së: Ka mungesë të besimit për sistemin gjyqësor

Misioni i OSBEsë, në raportin e saj, ka analizuar 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka monitoruar në periudhën nga 2021 deri 2024.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, ka thënë se Raporti mbulon pesë juridiksione rajonalë dhe se luftimi krimit dhe korrupsionit është çështje jetike për sundimin e ligjit.

“Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit ishte një hap pozitiv,raporti thekson shembuj tela praktikës se mirë të rasteve të profilit të lartë, përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik paraqet një mungesë të besimit për sistemin gjyqësor, sidomos në kërkim të llogarisë për zyrtarët e lartë nga ana e organeve të drejtësisë. Misioni i OSBE-së për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë monitorimin e gjykatave dhe proceseve gjyqësorë, sepse vetëm kështu mund të nxjerrim konkluza dhe të bëjmë analiza për atë së çfarë po ndodhë sidomos në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 670 seanca dëgjimore janë përfshirë në këtë raport, 38 raste të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.

Ndonjëherë ka pas mungesë të konsensusit për të shtyrë përpara reformën gjyqësore. Ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshinë së pari, zvarritje, seanca jo produktive, kapacitet joadekuat dhe mungesë resursesh, llogaridhënie e përformancë e dobët e mekanizmave përkatës,shkallë e lartë e lirimit nga akuzat,pra raporti jep rekomandime specifike për të forcuar këto hallka”, tha Davenport.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky raport ka qenë një proces i gjatë dhe i detajuar qe ka përfshirë edhe angazhimin e institucioneve të vendit në analizimin e situatës reale në vend.

“Ky raport absolutisht jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht na ndihmon të marrim hapa ndërshtetëror për të rritur reagencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më lejoni që para jush të shprehë gatishmërinë dhe vullnetin si ministre e drejtësisë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektivi ynë gjatë kësaj qeverisjeje ka qenë i qartë. Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita ditës,duke goditur hallkat e krimit të organizuar, tha ministrja Haxhiu.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog,tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e vonuar dhe se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatje të rasteve gjyqësore.

“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që përfshijnë të gjitha sistemet e drejtësisë në Kosovë, gjykata, këshillin gjyqësorë, këshillin prokurorial, pra të gjitha palët dhe inkurajon këto institucione që të zbatojnë rekomandimet e renditura në këtë raport”./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

Taravari kujton se koalicionit VLEN i është bashkuar për shkak të Albin Kurtit

Taravari: Ndikimi i Serbisë në Maqedoninë e Veriut është më i madh se asnjëherë më parë

Taravari: Ndikimi i Serbisë në Maqedoninë e Veriut është më i madh se asnjëherë më parë

Kulla përgjigjet për vizitën dhe reagimet rreth vizitës së Zelenskyt në Beograd

Kulla përgjigjet për vizitën dhe reagimet rreth vizitës së Zelenskyt në Beograd

Tifozët e “Zvezdës”, mesazh Vuçiqit: Derisa t’i e pret një nazist, serbët po derdhin gjak në Kosovë

Tifozët e “Zvezdës”, mesazh Vuçiqit: Derisa t’i e pret një nazist, serbët po derdhin gjak në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën