TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raporti i inteligjencës amerikane

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Raporti i inteligjencës amerikane

Raporti i Agjencisë të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, parashikon se gjatë vitit 2024, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të përballet me konflikte etnike. Në këtë raport përmenden edhe tensionet e vitit të kaluar në veriun e Kosovës që kulmuan me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Analisti politik, Ognjen Gogiq thotë për tëvë1 se ekziston një mosbesim i thellë mes dy komuniteteve, andaj tensionet sipas tij nuk mund të përjashtohen.

Gjatë vitit 2024, Ballkani mund të përballet me konflikte etnike.

Kështu thuhet në raportin e Agjencisë të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, ku një pjesë e rëndësishme i kushtohet rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos e lejuar integrimin më të madh të Ballkanit në institucionet euroatlantike dhe të Bashkimit Evropian” thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu, raporti nënvizoi tensionet e vitit të kaluar në veriun e Kosovës që kulmuan me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar humbje në jetë të njerëzve dhe plagosje, duke përfshirë edhe lëndimet e forcave paqeruajtëse të NATO-s në vitin 2023”

E pikërisht për këto rreziqe foli të martën kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se duhet pasur kujdes nga Serbia sepse ajo është agresive dhe nevrike.

Ndërkaq analisti politik, Ognjen Gogiq, thotë se ekziston një mosbesim i thellë mes dy komuniteteve, andaj tensionet sipas tij nuk mund të përjashtohen.

“Armiqësitë etnike në Kosovë, dhe më gjerë mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk u shuan kurrë. Nuk u bënë përpjekje të mjaftueshme për të kompensuar narrativat nacionaliste dhe për të kapërcyer mosbesimin e thellë midis komuniteteve. Prandaj, rreziqet e tensioneve etnike, madje edhe të dhunës, në Kosovë janë gjithmonë të pranishme. Veriu i Kosovës është pika e nxehtë ku incidentet etnike kanë më shumë gjasa të ndodhin. Situata në veri të Kosovës ka qenë veçanërisht e paqëndrueshme gjatë dy viteve të fundit, e cila kulmoi me sulmin në Banjska”, tha Ognjen Gogiq.

Megjithatë ai thotë se pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, niveli i sigurisë është rritur në veri.

“Pas incidentit të Banjskës, grupi i militantëve serbë që kryen sulmin u shpërbë. Një rezervë e madhe armësh u konfiskua, së bashku me automjete dhe pajisje të tjera. Qasja në veri të Kosovës është më e vështirë pasi Policia e Kosovës dhe KFOR-i e përforcuan dislokimin e tyre në rajon. Prandaj, edhe nëse dikush do të donte të përsëriste një veprim të ngjashëm, nuk do të ishte e mundur të bënte një gjë të tillë”, u shpreh Gogiq.

Në raport mes tjerash përmenden edhe veprimet destruktive të liderit serb në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili synon de facto ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën