TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

by TËVË 1
6 muaj ago
2
A A
Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, janë përplasur publikisht lidhur me raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ekonominë e vendit.

Murati përmes një postimi në Facebook u shpreh se raporti i FMN-së “tregon se politikat e Qeverisë Kurti po japin rezultate dhe demanton ata që kishin parashikuar të kundërtën”.

Ai vlerësoi rritjen ekonomike si tregues të performancës pozitive të qeverisë.

Ndërkaq, Bajrami reagoi duke krahasuar situatën aktuale ekonomike me periudhën 2015-2017, kur sipas saj, gjendja ekonomike ishte më e qëndrueshme, pavarësisht situatave të tensionuara politike.

Ajo theksoi se gjatë atyre viteve rritja ekonomike ishte më e lartë se sot: 5.9% në 2015, 5.6% në 2016 dhe 4.8% në 2017, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

“Norma e inflacionit sot është 4.7%, por kjo nuk përmendet nga Murati, i cili thekson vetëm rritjen 3.9%”, shkroi Bajrami, duke kritikuar qasjen e ministrit që sipas saj minimizon rreziqet ekonomike.

Raporti i FMN-së vlerëson se Kosova ka perspektiva pozitive ekonomike në rajon, duke parashikuar rritje të qëndrueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë viteve 2025-2030: 3.9% në vitin 2025, 4.0% në 2026 dhe mesatarisht 3.5% deri në vitin 2030. Sipas FMN-së, vendi pritet të jetë lider në rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke ruajtur inflacionin më të ulët në krahasim me vendet e rajonit.

Tags: Hekuran MuratiHykmete BajramiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën