TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i DASH: Qeveria e Kosovës s’e zbatoi në mënyrë efektive ligjin për korrupsionin

by teve1
2 vjet ago
0
A A
SHBA thirrje Kosovës dhe Serbisë ta vazhdojnë dialogun

Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023, thuhet se Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në qeveri.

Raporti evidenton se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi kontribuuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit i nënshtroheshin rregullisht apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit”, thuhet në pjesën për korrupsionin të këtij raporti.

Po ashtu, raporti citon OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare, për të cilat thotë se “pretenduan për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor që të ndiqet penalisht korrupsioni, duke vënë në dukje se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan me dënime.

“Mediat raportuan se Prokuroria Speciale dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës hapën hetime penale kundër të paktën pesë ministrave dhe dy zëvendësministrave me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin. Më vete, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë)”, thuhet më tej në raport.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Kuvendi miraton Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore

Kuvendi miraton Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: Hero i mendjes që do të mbetet udhërrëfyes për brezat

ASHAK: Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare

Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë, SPAK: Rreth 2 milionë euro dëme ndaj qytetarëve francezë, ndalohet 1 shqiptar

Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë, SPAK: Rreth 2 milionë euro dëme ndaj qytetarëve francezë, ndalohet 1 shqiptar

PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

PDK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja: Humbje e madhe për kombin shqiptar

Mbajeni butonin e ndezjes për 10 sekonda – truku që shpejton menjëherë çdo televizor inteligjent

Mbajeni butonin e ndezjes për 10 sekonda – truku që shpejton menjëherë çdo televizor inteligjent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën