TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Zyra Kombëtare e Audtimit ka publikuar raportin përmes së cilit ka evidentuar një sërë shkeljes në menaxhimin e parqeve kombëtare. Ndërtimet ilegale, prerjet e paligjshme dhe mungesa e inspektimeve janë vetëm disa nga të gjeturat e këtij raportit.

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Është zonë e mbrojtur me ligje e Kosovës.

Por pavarësisht kësaj, në Bjeshkët e Nemuna nuk po ndalen ndërtimet ilegale.

Një gjë të tillë e ka evidentuar  Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raportit “Mbrojtja, Zhvillimi dhe Ripërtërija e Hapësirave Zhvillimore”.

Para së të shpallej Park Kombëtar këtu ishin evidentuar 2900 raste të ndërtimeve ilegale në prona publike dhe private.

Por edhe në vitet në vijim ndërtimet pa leje janë dyfishuar.

“Aktualisht sipas regjistrimeve të drejtorisë së parkut të vitit 2024 janë gjithsej 6,083 ndërtime, prej tyre 3,362 në prona private dhe 2,721 në prona publike, disa nga të cilat janë shfrytëzuar tradicionalisht nga banorët vendas. Sa i përket vendimeve të gjykatave për rrënim kemi 94 vendime për rrënime në hapësira të pronës publike. Sipas AMMK-së vazhdimi i ndërtimeve ilegale në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, ka vazhduar në mungesë të Planit Hapësinore për këtë territor dhe Planeve Rregulluese për zonat e caktuara”, thuhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kurse në Parkun Kombëtar “Sharri” sipas kallëzimeve penale për ndërtime ilegale janë regjistruar gjithsej 85 ndërtime ilegale nga vitit 2020-2024, prej tyre 40 të ndërtuara në pronat publike.

Deri në vitin 2024 sipas ZKA ishin të identifikuar 246 raste të uzurpimit por ky numër ka dal të jetë më i madh pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pyje.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pyje  janë paraqitur 2,242 aplikime për qiradhënie nga shfrytëzues të pronave publike. Kjo mospërputhje tregon për shfrytëzim të gjerë të paautorizuar të pronave publike për vite me radhë”.

Madje këtu thuhet se Agjencia Pyjore nuk ka informacion të saktë dhe të përditësuar për pronat që menaxhon.

E problematikë tjetër e evidentuar nga  Zyra Kombëtare është edhe prerjet ilegale të drunjve.

Gjatë vitit 2020-2024 në Bjeshkët e Nemuna janë paraqitur 140 raste të prerjeve të paligjshme të dhe janë konfiskuar masë drusore prej 574 m3.

Madje një gjë e tillë sipas këtij raporti vjen si pasojë e numrit të vogël të rojeve të pyjeve. Rreth 70% e Parkut Kombëtar “Sharri” nuk mbulohet me roje pyjore .

Zyra Kombëtare e AudItimi ka evidentuar gjithashtu se procesi i qiradhënies së pronave publike nga Agjencia Pyjore e Kosovës është karakterizuar me vonesa të dhe mungesë transparence institucionale. Në disa raste, trajtimi i kërkesave për qiradhënie ka zgjatur deri në 38 muaj, duke krijuar pasiguri për qiramarrësit dhe duke ndikuar negativisht në zhvillimin e aktiviteteve të tyre afariste.

Në bazë të vlerësimit të Institutit Pyjor të Kosovës rreth 3% e sipërfaqes pyjore brenda këtyre parqeve është e prekur nga sëmundje dhe dëmtues të pyjeve, të cilat nuk po trajtohen për shkak të mungesës së koordinimit ndërinstitucional dhe mungesës së masave të duhura të reagimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Google prezanton përmirësime për Jules, asistentin AI për programues

Google prezanton përmirësime për Jules, asistentin AI për programues

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën