TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

by TËVË 1
1 muaj ago
2
A A
Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike raportet financiare të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025, duke nxjerrë në pah dallime të theksuara mes partive sa i përket shpenzimeve dhe të hyrave.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet ndër partitë me shpenzimet më të larta në këtë fushatë, me rreth 273 mijë euro të deklaruara si shpenzime, ndërsa të hyrat e raportuara arrijnë në rreth 249 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nga ana tjetër, ka raportuar se ka shpenzuar mbi 203 mijë euro gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që të hyrat e saj kanë qenë dukshëm më të ulëta, vetëm rreth 23 mijë e 540 euro.

Ndër partitë kryesore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar shpenzimet më të vogla. Sipas raportit të dorëzuar, kjo parti ka shpenzuar rreth 24 mijë euro për fushatën, ndërsa të hyrat e raportuara kapin vlerën e afërsisht 86 mijë eurove.

Nga krahasimi i përgjithshëm i shpenzimeve, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një buxhet fushate dukshëm më të madh, duke shpenzuar pothuajse sa dyfishi i shumës së shpenzuar nga PDK, LDK dhe AAK së bashku.

Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar të hyra në vlerë prej 604 mijë e 131 eurove për periudhën qershor–nëntor 2025.

Në të njëjtën kohë, kjo parti ka raportuar shpenzime që kapin shumën prej 992 mijë e 562 euro, çka nënkupton një mospërputhje financiare prej rreth 400 mijë eurosh mes të hyrave dhe shpenzimeve.

Pjesa më e madhe e buxhetit të shpenzuar është orientuar në aktivitete promovuese. Nga shuma totale, mbi 802 mijë euro janë përdorur për reklama, organizim konferencash dhe shpenzime reprezentative.

KQZ ka bërë të ditur se raportet financiare do t’i nënshtrohen verifikimit dhe auditimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për financimin e subjekteve politike. /teve1.info/

Tags: KQZshpenzimet e partiveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën