TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​“Ramë Lahaj International Opera Festival” ngrit Prishtinën në nivel botëror

nga TËVË 1
23 Korrik, 2023
0
A A
​“Ramë Lahaj International Opera Festival” ngrit Prishtinën në nivel botëror

Festivali më i madh operistik në vend, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, ka nisur edicionin e tretë me radhë.

Festivali i cili mban emrin e tenorit të mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj, fal eksperiencës dhe namit të tij në komunitetin botëror të operës, sjellë para publikut shqiptar emra të mirënjohur të muzikës operistike si Alessandro Safina, Yulia Suleimanova dhe Massimo Cavalletti, duke vazhduar misionin e vet në pasurimin e jetës kulturore dhe promovimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Tenori Ramë Lahaj në një konferencë për media, është shprehur se ideja e festivalit është për të promovuar çdo gjë që ka të bëjë me kulturën, pasi theksoi se ka parë shumë vepra të bukura në Kosovë, por sipas tij, mundësia për t’u ekspozuar nuk është aq e madhe.

Lahaj tregoi se përmes këtij festivali janë ndihmuar studentët e këndimit të shkojnë në masterklasa dhe në audicione.

“Ajo që mua më gëzon shumë është që kjo lloj energjie, ky lloj obligimi im dhe pasion i imi për të prurë njerëzit e skenës ndërkombëtare në Kosovë, ndihet edhe prej kolegëve që vijnë këtu. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse aktiviteti jonë nuk është vetëm për të bërë një show më shumë, fillojmë një rrugëtim të ri që është muzika operistike, po besoj që kemi qenë me fat për mbështetjen që kemi gjetur prej të gjitha institucioneve për të më ndihmuar për ta çuar këtë ëndërr të madhe përpara. Kemi ndihmuar disa studentë të këndimit që të shkojnë në masterklasa të ndryshme, e po ashtu edhe në audicione. Ideja e festivalit është për të promovuar çdogjë që ka të bëjë me kulturën, nuk do të thotë të jetë vetëm opera. Kam parë shumë vepra të bukura në Kosovë, por mundësia për t’u ekspozuar nuk është aq e madhe”, tha Lahaj.

Në këtë konferencë të organizuar nga RLIOF, ishte të pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u shpreh se janë me fat që e kanë mikun Ramë Lahaj, që sipas tij jo vetëm që na bën nder nëpër krejt vendet e botës, po e sjell atë nder edhe këtu në kryeqytet, duke e krijuar dhe transformuar kryeqytetin në një vend të artit dhe kulturës.

“Një numër i madh i ëorkshopave që është i organizuar gjatë këtyre ditëve, ju mundëson të rinjve tanë, pra talentëve të rinjë që të kenë ndërlidhshmëri me njerëz të mëdhenj, me talentët e mëdhenj botëror, të kenë mundësi që të mësojnë nga ta. Kështu krijohet një platformë që në të ardhmen e afërt të kemi edhe një numër të madh të Ramë Lahajve të tjerë, të cilët na prezantojnë fuqishëm nëpër vende e tjera botërore… Po ndihem krenar që si nikoqir, si institucion që e reprezentoj, si kryetar i kryeqytetit dhe nikoqir i këtij festivali, ky vetëm se e ka ngritë Prishtinën në nivel botëror”, tha Rama.

Menaxheri nga Filarmonia e Kosovës, Dardan Selimaj është shprehur se për Filarmoninë është nder dhe privilegj që i është bashkuar një projekti kaq të rëndësishëm për skenën e Prishtinës.

“Për filarmoninë dhe muzikantë e filarmonisë ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme me pas fatin me punu tre vjet radhazi me mjeshtër të rëndësishëm muzikës lirike dhe artit operistik. E këtë vit veçanërisht, ka qenë privilegj me prit në mesin tonë mjeshtrin Morandi… Në këto tre vjet ka qenë ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme me pas një bashkëpunim dhe unë shpresoj që ka me vazhdu, e që në një të ardhme të afërt me pas mundësi që këtë orkestër me zëvendësu orkestra e operës se Kosovës, për të cilën jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë”, tha Selimaj.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe dirigjent Pier Giorgo Morandi, tenor Alessandro Safina, bariton Massimo Cavallei, soprano Yulia Suleimanova, kuratore Ovul O. Durmusoglu, dhe mjeshtër vokali Francisco Araiza. Ky i fundi u shpreh se është shumë i lumtur që ndodhet në Kosovë për ta mbështetur Lahajn. Araiza tregoi se ishte duke planifikuar të shkonte në pushime verore, kur tenori Lahaj e kontaktoi dhe e ftoi të merrte pjesë në festivalin e tretë të RLIOF.

“Së pari shpreh se jam shumë i lumtur që jam këtu, dhe po mendoja rreth mënyrës se si Rama dhe unë u takuam, dhe ai më tregoi diçka shumë qesharake dje. Ai tha se ai më njohu për shumë vite, por në një farë mënyre duket se u humbëm për një farë kohe. Por, papritmas ai zbuloi se unë isha ende gjallë, kështu që ai më kontaktoi falë mrekullisë së teknologjisë. Ne u takuam personalisht dje, por ne u rivum ne kontakt përmes rrjeteve sociale, ai më shkroi mesazh dhe folëm online dhe pash fytyrën e tij të cilën tashmë e njihja përmes internetit, dhe ai më foli rreth ideve dhe projekteve të tij. Unë e ndjeva se ky djalë do të marrë gjithë mbështetjen, sepse ai e meriton këtë”, u shpreh maestro Araiza, shkruan KP.

Gala Mbrëmja ‘Ramë Lahaj & Friends’, qw mbahet sonte, nis rrugëtimin e RLIOF nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës.

Me temën rreth së cilës është konceptuar edicioni i sivjetmë Opera për Liri, RLIOF synon ta shtjellojë idenë e përfshirjes së artistit operistik si ndërmjetësues për ta promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.

Tags: ​“Ramë Lahaj International Opera Festival”PrishtineRamë Lahaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Edi Rama e pret presidenten Osmani në Samitin e Komunitetit Politik

Edi Rama e pret presidenten Osmani në Samitin e Komunitetit Politik

​Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë

​Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Finalja e pestë, Trepça afër titullit, për Bashkimin një rrugë e gjatë

Edi Rama e pret presidenten Osmani në Samitin e Komunitetit Politik

Edi Rama e pret presidenten Osmani në Samitin e Komunitetit Politik

​Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë

​Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë

Hansi Flick i kërkon Barcelonës të nënshkruajë me mbrojtësin e talentuar të Ligës Premier

Tre trofe në sezonin e parë, Flick shpërblehet me kontratë të re te Barcelona

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X