tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Ramadani: Synim final i Serbisë mbetet ndarja territoriale e Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
16/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani ka deklaruar se synim final i shtetit të Serbisë mbetet ndarja territoriale e Kosovës.

Për këtë Ramadani tha se shteti serb synon që ta ndërtojë një momentum krejtësisht të ri të organizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës.

“Unë besoj që synimi final i Serbisë mbetet ndarja territoriale e Kosovës dhe në rrugën për këtë synim final, ajo synon që të ndërtojë një momentum krejtësisht të ri të organizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës. Dhe këtu e kemi fjalën për logjikën e ndërtimit të një lloj Republike Serbe apo të ndonjë lloj kantoni, statusi special vetëm për veriun e Kosovës, i cili pastaj do të kthehej në një problem shkaktues të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Dhe pastaj në fund të marrëveshjes finale të jetë pjesë e dialogut apo pjesë e diskutimit”, tha Ramadani në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

“Dhe si po tenton ta bëjë, unë nuk e besoj që një rethanë të ngjajshme apo në rrethanat sikurse jemi tash bëhet fjalë për invazion klasik ushtarak apo policor të Serbisë brenda Kosovës i cili do të ishte kryesisht skenar i Krimesë që ka ndodhur në Ukrainë. Por unë besoj megjithatë që skenari i Don Basit është ai skenari i cili po luhet dhe është i rrezikshëm në përgjithësi, edhe për qytetarët në veri por edhe për shtetin e Kosovës”, shtoi ai./teve1.info./

KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak: Hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë

09/12/2023

Kearns: Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë

09/12/2023

Crystal Palace – Liverpool, formacionet zyrtare

09/12/2023

Malisheva – Liria, formacionet zyrtare

09/12/2023

Prishtina – Fushë Kosova, formacionet startuese

09/12/2023

NJSI nis protestën para Qeverisë

09/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.