TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
​Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet politike rreth bisedimeve për çështjet institucionale, duke thënë se Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negocimi dhe se gjashtë pikat e saj janë të qarta.

Ramadani ka thënë se, sa i përket çështjes së presidentit, diskutimi tashmë është zhvendosur nga përmbajtja te forma, duke e cilësuar atë si “fotografi”.

Ai këto deklarata i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku foli edhe për rolin e komisioneve parlamentare dhe nevojën për mbikëqyrje të institucioneve të sigurisë.

“Si Aleancë shpresojmë që ky mandat të vazhdojë, sepse institucionet civile dhe ato të sigurisë të kenë mbikëqyrje parlamentare është e domosdoshme. Tashmë jemi bërë gati një vit që s’ka mbikëqyrje të vazhdueshme parlamentare dhe që është me rëndësi të jashtëzakonshme. Në mbledhjen e sotme ishte të konstituohemi dhe t’i përcaktojmë fushat e veprimit, mundësitë që të vazhdojmë që institucionet e Kosovës të kenë mbikëqyrje parlamentare”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vazhdimin e mbikëqyrjes parlamentare, duke thënë se nuk është optimist për zhvillimet e ardhshme.

“Fatkeqësisht nuk jam optimist se çka do të ndodhë për shkak të politikave edhe të qëllimeve jo të mira politike që ka pushteti aktualisht dhe si e tillë duket se do të dështojë gjithçka. Tash, sa i përket bisedimeve, jeni duke i parë ato bisedimet për harmonizim, domethënë sot kemi njoftim. Ajo që është e qartë është se nga data 26 qershor Aleanca i ka propozuar 6 pikat. Pastaj, disi edhe i ka humbur kuptimi edhe diskutimit për to, kështu që Aleanca nuk është pjesë e çfarëdo lloj negocimi, sepse i kemi pasur tepër të qarta”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, çështja tashmë nuk lidhet me përmbajtjen e këtyre pikave, por me mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

“Domethënë s’ka mundësi për përmbajtje dhe i tërë qëllimi është forma, pra është fotografia. Sa për fotografi, ne i bëjmë fotografitë me qytetarët dhe jo me Kurtin”, ka thënë Ramadani.

Tags: AleancaBurim RamadaniTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën