tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Ramabaja për deklaratën e Stoltenbergut: Është fjala për Forcat e Sigurisë së Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
07/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i rrethanave politike, Sadri Ramabaja vlerëson se marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, ka qenë e dëmshme. Këtë sipas tij e bëjnë të qartë disa nga informacionet e konferencës së sotme të presidentes Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai thotë se Kosova duhet të ketë komunikim të rregullt me partnerët strategjik, për t’i parandaluar skenarët më të dëmshëm të mundshëm.

“Sigurisht që për t’i parandaluar skenarët më të dëmshëm të mundshëm, ne kemi nevojë për një komunikim të rregullt, qoftë me selinë e NATO-s, qoftë me partnerët tanë strategjik. Dhe prandaj ka një peshë të rëndësishme kjo vizitë. Ndërkaq, disa prej informacioneve që rrodhën nga konferenca e shtypit, e bëjnë qartë se sa e dëmshme ka qenë marrëveshja e vitit 2013 që kishte nënshkruar atë botë ish-presidenti i Republikës, respektivisht kryeministri i Kosovës, që pamundëson operimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në të gjithë territorin e Republikës, si kusht, respektivisht, si kërkesë kryesore e Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes të vitit 2013”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Duke komentuar deklaratën e Stoltenberg i cili ka thënë se presin nga Kosova konsultime për secilin veprim të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, profesori Ramabaja potencoi se kjo nuk duhet të interpretohet që me marrëveshje të vitit 2013, përfshihet edhe kontrolli i veprimit të Policisë.

“Gjithsesi se koordinimi me faktorin e jashtëm, sidomos me trupat e KFOR-it atje është jashtëzakonisht i domosdoshëm, por interpretimi i marrëveshjes edhe ashtu të dëmshme të vitit 2013, që shtrin gamën edhe të kontrollit të veprimit dhe të Policisë, është jashtëkushtetues dhe nuk duhet të interpretohet kështu. Nuk besoj që edhe Stoltenberg ka gjykuar në këtë prizmë. Përkundrazi dihet, është fjala për Forcat e Sigurisë së Kosovës”, shtoi Ramabaja.

Në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani, Stoltenberg tha sot se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit, kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri kërkon negociim me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, që mund të ketë ndikim në siguri”, është shprehur ai.

Teksa Osmani ka theksuar se marrëveshja e vitit 2013 e vë theksin vetëm te FSK-ja, dhe se Policia e Kosovës e ushtron detyrën prej më shumë se dy dekadash në të gjithë vendin pa dallim territori. /Teve1.info/

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

04/10/2023

Prokuroria ngrit aktakuzë për dhunim seksual gjatë luftës

04/10/2023

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.