Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nga e hëna situata me menaxhimin e mbeturinave do të kthehet në normalitet.
Ai ka thënë se po shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën me mbeturinat, e cila është shkaktuar nga ndërprerja e shërbimeve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Rama të dielën ka thënë se veprimi i kësaj kompanie është kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit.
“Përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, për fat të keq, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.Si kryetar i Prishtinës, ju siguroj që qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt. Gjatë gjithë vikendit, ekipet tona alternative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren, 24 orë, për të rikthyer situatën nën kontroll. Që nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet. Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cenojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kryeqyteti është mbuluar gjatë ditëve të kësaj jave pasi kompania “Pastrimi”, ka ndërprerë aktivitetin në grumbullimin e mbeturinave për shkak siç kanë thënë ata mungesës së financave, pasi komuna nuk u ka paguar borxhin.
Përë këtë situatë ata kanë akuzuar Komunënë e Prishtinës.