TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje “Ballkanin e hapur”

by Adelina Zenuni
5 vjet ago
0
A A
Rama: Të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje “Ballkanin e hapur”

Këtë qëndrim Rama e paraqiti në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Për sa i përket nismës “Ballkani i hapur”, ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe paralelisht me vazhdimin e rrugës së nisur, ne jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen, sepse “Ballkani i hapur” është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues”, tha Rama.

Rama, pas zgjedhjes së Dritan Abazoviq kryeministër i Malit të Zi, tha se do ta riftojë Malin e Zi t’i bashkohej nismës së “Ballkanit të hapur”.

“Imagjinoni sikur dikush të thoshte, jo 30 apo 10 vjet më parë, por edhe 5 vjet më parë, se Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptarë. Sot është realitet, tre shqiptarë në 6 vende. Ashtu sikundër është e qartë se shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Evropën ecin përpara dhe fitojnë vetëm nëse dinë të sillen si njerëz të paqes. Dhe patjetër që ne do ta ri-ftojmë Malin e Zi, sigurisht i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare, pasi samiti i ardhshëm i “Ballkanit të hapur” do të jetë në Ohër në datat 9-10 qershor, por patjetër edhe unë do të bëj inkurajimin tim që ai të jetë i pranishëm në tryezë. Dritani ka qenë pozitiv ndaj tryezës së “Ballkanit të hapur”, në parim”, tha Rama.

Por, theksoi ai, “Ballkani i hapur” do të vazhdojë, sepse përveç të tjerash, ky është vullneti i shqiptarëve.

“Të gjithë do të vijnë një ditë. Kush do të vijë më vonë do të ketë humbur më shumë”, tha Rama.

Ndryshe, planet për “Ballkanin e Hapur” u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë.

Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen./KSP/.

Tags: Edi RamaOpen Balkan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën