Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në një vizitë zyrtare në Japoni. Me këtë rast, ai sot është takuar me kryetarin e Federatës japoneze të Biznesit, përcjell teve1.info
Rama po ashtu është pritur edhe nga një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomik.
Gjatë qëndrimit në Japoni, kryeministri Rama u takua edhe me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Rama është nisur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Tokio, vizitë kjo e cila do të realizohet në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kryeministri shqiptar do të zhvillojë disa takime, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë shqiptaro-japoneze. /Teve1.info/