Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Odën e Kryeqytetit ka takuar ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilën ka diskutuar për 19 projektet strategjike të cilët sipas tij, po e dërgojn qytetin përpara.
Ai ka thënë se Prishtina po i kthen projektet në hapa konkretë drejt një kryeqyteti më funksional dhe më shumë mundësi.
“Në Odën e Kryeqytetit, me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutuam 19 projektet strategjike që po e çojnë qytetin përpara: nga infrastruktura e transporti publik, te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban.Po i kthejmë projektet në hapa konkretë drejt një Kryeqyteti më funksional dhe me më shumë mundësi”, thuhet në njoftim./teve1.info/







