TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Synojmë të kemi 4 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Rama tregon nëse do të ketë takim Kurti- Bërnabiq në Tiranë

Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal. Edhe investimet e huaja janë rritur në Shqipëri, që sipas Bankës së Shqipërisë kanë shkuar në rreth 1.5 miliardë Euro nga 1 miliardë.

Por kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se qeveria e tij synon që niveli i investimeve të huaja në Shqipëri të arrijë deri në vlerën 4 miliardë Euro.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që në vijim të ngjitet në nivelin BB+ duke përmirësuar akoma më shumë situatën fiskale.

“Ne kemi një potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi është të ngjitemi në 2, 2.5, 3, në 4 miliardë Euro. Padiskutim që i kemi të gjtha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi vlerësim pozitiv me përmirësim nga SP dhe sot nëse shohim trendet nuk është aspak e shfrenuar situata që të kalojmë në BB+. Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet. Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, është gati të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinohej disa vite pëprara por shtron problemin që të ketë kë të paguajë dhe me kë t’i mbulojë rolet dhe funksionet”.

Nga ana tjetër, edhe integrimi europian dhe procesi i hapjes së negociatave, fazë në të cilën Shqipëria është aktualisht, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve në Shqipëri dhe dije të reja.

“Integrimi në BE me fazën e negociatave është një proces që ngarkon me përgjegjësi të mëdha të reja jo vetëm qeverinë, por të gjithë sistemin e  organizimit të Shqipërisë. Është një proces ku pushteti ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin sepse nuk do integrohet qeveria, do integrohet Shqipëria. Edhe sektori privat ka përgjegjësitë e veta të mëdha, do duhet të bëjë sakrificat e veta. Dhe mbi të gjitha ka një emërues të përbashkët, për ne qeverinë, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ, për sektorin privat, për shoqërinë civile, dhe ky emërues është që ky proces në këtë fazë kërkon dije të reja”, u shpreh Rama./tvklan

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Iran

Tërmet në Greqi

RENEA në aksion, 30 të arrestuar

RENEA në aksion, 30 të arrestuar

Spanja tërheq ambasadorin nga Tel Aviv

Spanja tërheq ambasadorin nga Tel Aviv

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Kutia e ushqimi për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

Kutia e ushqimi për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

Bie fluksi i mërgimtarëve, deri 10 minuta pritje për dalje nga Kosova

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani dërgon sot komentet e saj në Kushtetuese

Tërmet në Iran

Tërmet në Greqi

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Moti sot me diell, temperatura maksimale 32 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X