TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Satelitët vijnë brenda vitit

nga tëvë1
28 Qershor, 2022
0
A A
Edi Rama dënon ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Kryeministri foli gjatë një konference për bujqësinë ku tha se do të shërbejnë për të adresuar shkallën e fiktivitetit tek fermerët që kërkojnë subvencionimin e naftës.

Kreu i qeverisë u shpreh se deri më tani mbi 50 mijë fermerë kërkojnë naftë.

Por kur kjo shifër ballafaqohet me numrin e mjeteve bujqësore në terren nuk del llogaria. Prandaj ai u shpreh se në të ardhmen, fermeri që do të marrë naftë do të sjellë edhe faturat ku do të tregojë që ka prodhuar dhe ka shitur.

Po ashtu, ai njoftoi se në të ardhmen do të ketë një financim tjetër për fermerët që duan naftë.

Meqë jemi në kushtet e një situatë ku na është dashur të financojmë ekstra edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës, dëshiroj të shfrytëzoj rastin për të thënë që po përgatisim një financim tjetër për fermerët. Sepse financimi i parë ishte për një fazë. Por ka një gjë tani se na ka ardhur tani kjo bashkë me dobësinë që na është shfaqur përpara e plotë… Sot në mëngjes folëm me ministren për këtë që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt, por kjo ka edhe një problem në një aspekt tjetër. Kjo është e mirë sepse na çon drejt formalizimit. Por ka edhe një problem. Nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, por më fal, sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend se nuk del llogaria? Ka një shkallë fiktiviteti. Tani kjo shkallë fiktiviteti si do të adresohet? Do të adresohet pikërisht teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e fermës, regjistrin dixhital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve dhe satelitëve që për arsye procedurash kanë marrë pak më shumë kohë seç ne kishim parashikuar, por që do të vijnë brenda këtij viti, shpresojmë dhe me faturat. Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Nuk do të mjaftojë vetëm që po marr këtë naftën se kam këtë naftën këtu, por do vijnë dhe faturat, dhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur, pra ke prodhuar dhe ke shitur. Për atë sasi do vazhdosh të kompensohesh. Do të thotë që është një hap tjetër për t’u hedhur do kërkojë kohën e vet. 5 mijë të tjerë janë në proces që po u jepet subvencioni”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh optimist kur tha se bujqësia mund të shkojë në një nivel tjetër, por kjo sipas tij bëhet vetëm duke bashkuar dijen e të gjithë fermerëve. Fragmentimin e tokës e sheh si një problematikë të kapërcyeshme në momentin që komuniteti është i bashkuar.

“Jam shumë optimist që do ta çojmë në një nivel tjetër bujqësinë. Refuzoj të pranoj që bujqësia në Shqipëri mund të shkojë përpara me lëmosha apo me subvencione apo me politika fiskale të cilat krijojnë vetëm iluzione dhe nuk prodhojnë sukses. Jam optimist që edhe fragmentimi i tokës është problem i kapërcyeshëm në momentin ku tokën e kemi të fragmentuar, por nuk kemi të fragmentuar trurin dhe nuk kemi të fragmentuar komunitetin. Nëse arrijmë të bashkojmë trurin dhe të çojmë në drejtim komunitetin nuk ka qershi që nuk shitet. Nëse rrimë të ndarë bëhet problem edhe fragmentimi i tokës, edhe fragmentimi i mekanikës dhe gjithçkaje. Marrim pastaj një rezultat të fragmentuar”, u shpreh Rama./tvklan.al/

Tags: RamaSatelitet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor

Vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor

Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X