TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama: Rëndësia e bazës së Kuçovës i tejkalon kufijtë e Shqipërisë, element sigurie edhe për rajonin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rama: Rëndësia e bazës së Kuçovës i tejkalon kufijtë e Shqipërisë, element sigurie edhe për rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u shpreh se rëndësia e saj i tejkalon kufijtë e vendit tonë.

Ai theksoi se baza e re është një element i shtuar sigurie për rajonin tonë, i cili është i rrezikuar nga ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse.

“Jam posaçërisht i lumtur sot që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë edhe plot miq, partnerë, aleatë, të cilët do doja të falenderoja në mënyrë të posaçme ministrin e Mbrojtjes së Italisë, i cili ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete dhe nga ana tjetër do doja të falënderoja miqtë dhe aleatët tanë të paçmueshëm turq të cilët pothuajse 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze e cila sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, të cilin e dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neoimperaliste të Federatës ruse. Rehabilitimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore. Dy helikopterët Blackhaëk dhe dronët “Bayraktar” janë pjesë e një rritje që do të vazhdojë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi edhe banorët e zonës për durimin gjatë rindërtimit të bazës. Ai uroi që baza e re të sjellë mundësi të reja për ekonominë lokale.

“Nga ana tjetër dua të falënderoj të gjithë banorët e zonës për durimin që kanë treguar gjatë rehabilitimit dhe rindërtimit të kësaj baze. Uroj shumë që baza taktike NATO-s të sjellë për ta mundësi të reja punësimi si dhe mundësi të reja për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri edhe një historik të kësaj baze, kur u krijua nën regjimin komunist.

“Duke parë një pjesë të të pranishmëve që janë këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po referohem një fragmenti të gazetës Zëri i Popullit në Maj të vitit 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë Maj kishin çelur më herët pikërisht për të pritur shokun Hrushov. Është i rëndësishëm ky referim sepse në atë kohë Shqipëria me këtë bazë që rihapim sot konsiderohej një avantpost strategjik i perandorisë sovjektike përballë Europës Perëndimore dhe këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit, lufta do të niste me bombardimin e Vienës, Shtutgartit, Mynihut, Nurembergut, tre bazave italiane në Padova, Verona dhe Viçenza dhe pjesë e këtij operacioni do të ishin edhe avionët bombardues të bazës së Kuçovës. Sot jetojmë në një kohë tjetër dhe fatmirësisht Shqipëria gjendet në anën tjetër, duke pritur me krenari dhe me respekt aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë”, u shpreh Rama.

Për rindërtimin e bazës së Kuçovës u deshën 2 vite punime dhe 50 milionë Euro investim.

Baza e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare dhe në 20 vitet e fundit ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të Forcave të Armatosura. Kthimi në një bazë taktike të NATO-s do t’i japë mjeteve ajrore të aleancës të dislokohen në Kuçovë gjatë operacioneve strategjike në Ballkanin Perëndimor.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Rrahmani flet për Kosovën dhe Napolin

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Kryeziu merr drejtimin e Kosovës U21

Kryeziu merr drejtimin e Kosovës U21

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën