TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rama reagon ndaj linçimit dhe denigrimit: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi ndaj, siç tha, linçimit dhe denigrimit si instrumente të veprimit politik, duke nënvizuar se kjo nuk është më politikë dhe është çnjerëzore.

“Tash e sa kohë, përmes një fushate të orkestruar politike, janë përpjekur të më intimidojnë dhe të më diskreditojnë. Por, ditët e fundit shënuan kulmin e kësaj fushate të ulët, ku në shënjestër nuk jam më vetëm unë, por edhe bashkëpunëtorët e mi dhe bashkëshortja ime.

Kur një betejë politike zbret në shpifje, fyerje dhe denigrim të familjarëve e njerëzve që nuk janë pjesë e përplasjes politike, nuk kemi më debat demokratik dhe as llogaridhënie. Kemi një përpjekje të vetëdijshme për të frikësuar për të ushtruar presion dhe për të goditur përmes njerëzve më të afërt”, shkroi Rama.

Ai sahtoi se ka vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë dhe se kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik.

“Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik!

Po të ishte vërtet ky qëllimi, njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet e ngritura nuk do të ishin bërë pjesë e një sulmi kaq të ulët dhe kaq të neveritshëm.

Përfshirja e tyre nuk është llogaridhënie. Nuk është interes publik. Është kalim i çdo kufiri njerëzor, moral dhe institucional”.

Për kreytarin e Prishtinës ehe më shqetësues është fakti se kjo përmbajtje u përdor si instrument politik në Asamblenë e Kryeqytetit dhe ky është treguesi më i qartë i degradimit të debatit publik dhe i standardit politik që disa kanë zgjedhur të përfaqësojnë.

“Ju siguroj se ky rast do të trajtohet deri në instancat më të larta të drejtësisë. Jo vetëm për të mbrojtur të vërtetën, por edhe dinjitetin e njerëzve që u linçuan publikisht dhe padrejtësisht pa pasur asnjë lidhje me pretendimet e ngritura.

Kushdo që ka marrë pjesë në orkestrimin, nxitjen apo përhapjen e kësaj fushate linçuese e denigruese do të identifikohet dhe do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

Shteti ligjor nuk mund të lejojë që linçimi dhe denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik. Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore!”, u shpreh Rama.

Tags: perparim ramaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën