TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama publikon fotoalbumin nga festa në Presidencë: Pjesëmarrja e Osmanit e bëri më kuptimplotë

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Rama publikon fotoalbumin nga festa në Presidencë: Pjesëmarrja e Osmanit e bëri më kuptimplotë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani këtë ceremoni e bëri kuptimplotë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkroi Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi nevojën për një kulturë të re politike në vend, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar mbi atë partiak.
“Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare, që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar në një qëllim të madh kombëtar ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin tonë të përbashkët.”, u shpreh ai.

Begaj theksoi rëndësinë e çdo institucioni dhe qytetari në procesin e reformave dhe integrimit europian, duke theksuar se kontributi i secilit është i pazëvendësueshëm.

“113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë. Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër, ta bëjmë Shqipërinë të drejtë, të sigurt, moderne dhe europiane. Për këtë na duhet guximi i Vlorës 1912, urtësia e Ismail Qemalit dhe vullneti i shqiptarit”, tha Begaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën