TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rama pas vizitës në Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit, padrejtësi e rëndë në zemër të Evropës

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
​Rama pas vizitës në Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit, padrejtësi e rëndë në zemër të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së tij në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një “teatër turpi të drejtësisë ndërkombëtare”.

Sipas Ramës, Thaçi është “rrëmbyer pa gjyq e pa akuzë” nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar gjithë procesin si një farsë që, sipas tij, e ka zanafillën në pretendime për trafik organesh të ngritura vite më parë në instanca ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”.

Ai ka theksuar se gjatë takimit e ka gjetur Thaçin të qetë dhe në gjendje të mirë shpirtërore, pavarësisht, siç është shprehur, kufizimeve “absurde” të të drejtave minimale që i janë vendosur kohët e fundit. Rama ka bërë të ditur se me Thaçin ka biseduar për familjen, miqtë e përbashkët, Kosovën, Shqipërinë, si dhe për libra që i ka dhuruar gjatë vizitave.

Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Gjatë vitit janë organizuar pesa protesta, në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tags: Edi RamaHagëHashim ThaciTeve1vizite
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Mbi 7 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Qeveria hesht

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla thotë se Orav e trajtoi Kosovën si partner serioz

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Të gjitha terminalet doganore po i kthejmë në pronësi të shtetit

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën