TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama pas takimit me Abazoviq: Çdo gjë që provokon sherr në rajonin tonë, për ne është problem

nga tëvë1
7 Korrik, 2023
0
A A
Rama pas takimit me Abazoviq: Çdo gjë që provokon sherr në rajonin tonë, për ne është problem

Foto ilustruese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar sot në një vizitë në Mal të Zi, me ç’rast është takuar me kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Pas takimit, Rama ka thënë se është kënaqësi takimi me Abazoviqin për shkak se ai “e shikon politikën si qytetar, jo si përfaqësues i një etnie”.

Tutje, ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi diskutuan për procesin e Berlinit, dhe samitin e ardhshëm të NATO-s.

“Ishte kënaqësi e veçantë sepse sa herë takohem me Abazoviç, mikun tim gjithmonë e më të afër, është kënaqësi shumë e veçantë sepse është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Europës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar, jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është diçka aq sa e rrallë edhe e çmuar. Diskutuam për temat që janë arsye e vizitës sime, procesi i Berlinit dhe nga ana tjetër samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku anëtarë të NATO. Ka qenë një ditë e shënuar për ne kur Mali i zi është bërë vend anëtar, për të cilin kemi qenë avokatë të zëshëm që në krye të herës. Historia tregoi se Mali i Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s dhe për ne është e rëndësishme të kemi një qëndrim të përbashkët për shqetësimit në Rajon duke qenë të vetëdijshëm se falë procesit të Berlinit jemi në një fazë tjetër dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim që Rajoni të kthehej mbrapsht ku ka lënguar për shekuj të trë deri para shumë vitesh”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Rama theksoi se Abazoviqin e ka njoftuar edhe rreth një takimi informal që do të mbahet më 17 korrik bashkë me përfaqësues të Komisonit nga Brukseli.

Sipas tij, “çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajoni”, për ta është problem.

“E informova kryeministrin për procesin që po përpiqemi të bashkojmë mes përpjekjes që është në proces me komisionin europian për një plan të ri financimi pëe rajonin dhe proceset e Berlinit ku dua ta shfrytëzojmë samitin me një qëndrim të unifikuar, lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe Gjermanisë në këtë proces. E informova për përgatitjen e një takimi informal më 17 korrik bashkë me përfaqësues të komisionit nga Brukseli. Ky ishte takimi, sigurisht që ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por edhe në një horizont të përbashkët. Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, për ne është problem, dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të bëhemi pjesë, por të bashkojmë forcat kundër një situate sherri. Nuk kemi nevojë për heronj të ri në rajonin tonë, por për modele të reja t’i frymëzojmë të tërë sesi të jemi më eficente të stimulojmë zhvillimin”, është shprehur ai. /tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati i ish-presidentit: Është në formë perfekte, i bën të gjitha…

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati i ish-presidentit: Është në formë perfekte, i bën të gjitha…

Rrëfimi i 27-vjeçarit që erdhi nga Gaza në Kosovë

Rrëfimi i 27-vjeçarit që erdhi nga Gaza në Kosovë

AP: Disa kosovarë evakuohen nga Izraeli

AP: Disa kosovarë evakuohen nga Izraeli

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Ademi largohet nga Dinamo, drejt Hungarisë

Ademi ndahet me Dinamon

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, forcë dhe shpresë

Coman mbetet te Bayerni

Coman mbetet te Bayerni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X