TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama paralajmëron policët: Kush lejon muzikën përtej orarit në bare, largohet pa kthim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama paralajmëron policët: Kush lejon muzikën përtej orarit në bare, largohet pa kthim

Njësia Policore Detare, e përbërë nga 104 punonjës nis punën sot, e cila pritet të sigurojë jetën e pushuesve në bregdetin shqiptar.

Njësia do t’i shërbejë edhe për monitorimin e të gjitha mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, që përdorin hapësirën ujore shqiptare gjatë sezonit turistik veror.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e Njësisë së re në Lungomare të Vlorës, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe drejtues të lartë dhe efektivë të policisë.

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij iu drejtua në mënyrë të prerë policëve që do të angazhohen në këtë detyrë, duke theksuar se çdokush që e shkel këtë do të përballet me ndëshkim maksimal, raporton TCH.

“Ky është mision, kjo nuk është thjeshtë një detyrë. Ky është një mision për popullin shqiptar, për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar dhe çdokush që shkel një fije sensin e këtij misioni, çdokush që sillet padenjësisht me ata që vijnë në shtëpinë tonë apo që lëvizin nga shtëpia e tyre këtu, për të shkuar e për të pushuar, do të marrin ndëshkimin më maksimal sepse duhet të konsiderohet në pozicion armiqësor me këtë mision kombëtar, i padenjë për të qenë pjesë e kësaj force.

Uroj që kështu të ndodhë dhe shpresoj shumë që në këtë sezon që do të jetë dhe më i vështirë se ai i mëparshmi, se do të kemi numra edhe më të mëdhenj vizitorësh, do të kemi aktivitet dhe më të madh në akset rrugoret, do të kemi dyndje edhe më të madhe nëpër të gjitha zonat e nxehta turistike, të përballet me dinjitet nga të gjithë komisariatet, të përballet me dinjitet nga të gjithë drejtuesit dhe kompromiset, mbylljet e veshëve , duart e shtrira për bakshishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afat, t’i përkasin të shkuarës; bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe nga asgjë dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit ndërsa atij tjetrit në krah, i lihet muzika kundër rregullit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Entin Special në Shtime

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Çmimet maksimale të derivateve për sot

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën