TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Nuk ka prova për transportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës

nga TËVË 1
12 Shtator, 2024
0
A A
Rama: Nuk ka prova për transportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Kuvend se nga Shqipëria nuk janë transportuar mbetje të rrezikshme në Tajlandë apo Kinë.

Kështu ai iu përgjigj opozitës, e cila e ka thirrur në interpelancë për të dhënë shpjegime në lidhje me denoncimin e bërë nga disa organizata ndërkombëtare të mjedisit se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit, po transportonin rreth 800 tonë me lëndë të rrezikshme drejt Azisë. Sipas kërkesës për interpelancë të opozitës, anijet ishin nisur në korrik, pa konfirmim se vendi pritës, Tajlanda, do t’i pranonte.

“Kur Qeveria e Tajlandës mësoi për llojin e ngarkesës që transportonin anijet, refuzoi t’i pranonte në territorin e saj, siç raporton ‘Bloomberg’”, u tha në kërkesën për interpelancë të paraqitur nga opozita shqiptare.

Opozita pretendon se kjo ngarkesë është pluhuri i furrës, një produkt mbetjesh i rrezikshëm, që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit te çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Në kërkesën e opozitës u theksua se ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, kërkojnë të shmangin shpenzimet.

Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në opozitë, tha se dy anijet me 100 kontejnerë, që mbajnë rreth 816 tonë mbetje, po kthehen në Durrës.

Kryeministri Rama deklaroi se të gjitha pretendimet e opozitës janë “televonelë politike, akuza dhe fantazi për të helmuar popullin shqiptar”.

“Të gjitha janë vetëm dyshime. Nuk ka prova dhe as certifikime. Por, organet tona po hetojnë. Në të dyja rastet, atij nga Elbasani, në Durrës dhe në Tajlandë, e nga Kosova në Kinë përmes Durrësit, mallrat janë transportuar me të gjithë dokumentacionit përkatës, përmes linjave konterenike ndërkombëtare me reputacion të padiskutueshëm”, tha ai.

Rama tha se asnjë nga vendet evropiane, përmes së cilave kanë kaluar këto mbetje, nuk kanë pasur kundërshtime.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit, BAN, që është ekspert në fushën e çështjeve të drejtësisë mjedisore, ishte i pari që ngriti këtë çështje më 5 gusht.

“Nëse konfirmohet se janë mbetje të rrezikshme, sipas dispozitave të Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetje të tjera, kontejnerët mund të sekuestrohen dhe të riatdhesohen në Shqipëri”, u tha në njoftimin e këtij rrjeti.

Më 21 gusht, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Hetimet kanë nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Ndërsa Drejtoria e Policisë së Durrësit referoi materialin hetimor për dyshimet për “Transportim të mbetjeve” dhe “Shpërdorim detyrës”, bazuar në “informacione të marra nga mediat”.

Kjo ngarkesë prej rreth 800 tonësh e ka zanafillën te mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i kompanisë turke ‘Kurum’, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Tri ditë pas Prokuroria njoftoi nisjen e hetimeve, Qeveria shqiptare reagoi përmes dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe të Turizmit dhe Mjedisit, duke i konsideruar aludime, lajmet në media se nga Shqipëria janë transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u sqarua se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë dhe nga janë nisur, shkruan REL.

“Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropianem përmes linjave konterenike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre”, u tha në reagimin e dy ministrive.

Sipas Qeverisë shqiptare, “nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”. Në reagim po ashtu u tha se këto mallra nuk janë të ndaluara dhe për pasojë autoritetet nuk mund të kritikohen nga opozita për mosveprim.

Dy ministritë thanë se “deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit”.

Edhe pse nuk pati asnjë deklaratë nëse këto mbetje do të ktheheshin, Qeveria shqiptare theksoi se “nuk mundet që Shqipëria të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Duke ftuar që të pritet rezultati i hetimeve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare Qeveria shqiptare tha se përgjegjësia në çdo rast u takon operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë.

Opozita në Shqipëri pretendon se kompania “Kurum International” ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” sh.p.k. ka shkelur ligjin, lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme. Gjithashtu sipas opozitës autoritetet përgjegjëse kane shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private. Opozita akuzoi Qeverinë për mungesë transparence për këtë çështje.

Tags: Edi Ramambetje të rrezikshmeTajlanda
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X