TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, rruga para nesh nuk duhet të jenë inatet

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, rruga para nesh nuk duhet të jenë inatet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se vullneti i popullit nuk mund të anulohet me dekrete.

Kurti theksoi se dekreti i lëshuar nga presidentja ishte në shpërputhje me Kushtetutën dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi dhe përgjegjësi, e jo konfuzion dhe shmangie.

Ai shtoi se pas sqarimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ekziston boshllëk institucional, por një detyrë e qartë për të vazhduar punën e institucioneve.

“Dekreti i lëshuar është në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni. Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar e dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve e të paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet. Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institucional përpara nesh, por kemi një detyrë të qartë”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, rruga përpara nuk duhet të karakterizohet nga pengesat, inatet apo refuzimet politike, por nga përkushtimi për të çuar përpara proceset e rëndësishme për vendin.

“Rruga para nesh nuk duhet të jenë pengesat, inatet apo refuzimet për të ecur përpara, por çka pritet prej nesh është miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, agjenda legjislative që e përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve, politika publike në dobi të brezave që vijnë e që kërkojnë konsistencë e siguri juridike, dhe të gjitha këto nuk mund të mbahen peng të një krize të prodhuar politikisht. Vullneti i popullit ishte shprehur me 28 dhjetor në zgjedhje të lira e demokratike, tash ne duhet të flasim për vullnetin tonë për t’i shtyrë përpara punët e mira për qytetarët” shtoi ai.

Kryeministri rikujtoi se vullneti i qytetarëve është shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe theksoi se tani është përgjegjësi e institucioneve që të reflektojnë këtë vullnet përmes vendimmarrjes.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe çështje konkrete që kërkojnë veprim të menjëhershëm, përfshirë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjin për çmimet tavan, si masa për luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

“Problemet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje të përbashkët. Shumë shpejt do ta risjellim këtu për ta votuar dhe presim që edhe opozita ta mbështes Lufta kundër korrupsionit nuk është çështje që hapet e mbyllet sipas nevojave politike, por një proces i vazhdueshëm që ndan drejtësinë nga padrejtësia,” përfundoi Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë

Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë

Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”

​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”

Shtatë kontejnerë digjen gjatë natës në dy rrugë të Prishtinës

Shtatë kontejnerë digjen gjatë natës në dy rrugë të Prishtinës

Këto ushqime fshehurazi jua dëmtojnë dhëmbët

Këto ushqime fshehurazi jua dëmtojnë dhëmbët

Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë

Haxhiu mirëpret anëtarët e korit “Siparantum”: Ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë

PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë

PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin

Real Madridi rikthehet sonte në aksion, përballet me Betisin

Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Jahjaga mbështet Marshin për Liri në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator çojmë në Strasburg çështjen e arrestit

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator çojmë në Strasburg çështjen e arrestit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën