TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama njofton zgjedhje të parakohshme në Tiranë, Manastirliu në vend të Veliajt

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Rama njofton zgjedhje të parakohshme në Tiranë, Manastirliu në vend të Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke propozuar emrin e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së kryeqytetit.

Ogerta Manastirliu e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e Ministres së Arsimit, sipas Kryeministrit Rama është personi i duhur për të qenë në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Teksa Bashkia e Tiranës prej 7 muajsh drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj, kryeministri u kërkoi anëtarëve socialiste të këshillit bashkiak që të ndërmarrin mekanizmat e duhur ligjor për të shkarkuar nga detyra kryebashkiukun dhe në këtë mënyrë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.

“Vijmë te emergjenca e Tiranës. Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të denja nga drejtësia për detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë dhe që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri.

Tirana ka punë të mëdha e të panumërta, s’i heq meritë kryetares në detyrë përse ka bërë në këto 7 muaj, por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.

Anëtarët tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të kryebashkiaku të zgjedhur, pavarësisht se kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë se është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që po e bëj me zemër të lehtë.”, deklaroi Rama.

Prej 7 muajsh Bashkia e Tiranës drejtohet nga Anduela Ristani, e komanduar në detyrë pak ditë pas arrestimit më 8 shkurt të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit është dërguar për gjykim nga SPAK për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, shpërdorim detyre, mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve në burg./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Live – Nis seanca e Kuvendit

Ndërrimi i kandidatit për president, a “djegën” nënshkrimet?

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën