TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama niset drejt Hagës për ta vizituar Thaçin, kritikon drejtësinë ndërkombëtare

by TËVË 1
4 javë ago
1
A A
Rama niset drejt Hagës për ta vizituar Thaçin, kritikon drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nisur drejt Hagës, ku pritet të zhvillojë një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara.

Rama theksoi se kjo vizitë vjen pas një periudhe kohore nga takimi i tij i fundit me Thaçin, duke e cilësuar ish-presidentin si një nga figurat kryesore të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si president të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ai u shpreh kritik ndaj procesit gjyqësor, duke vlerësuar se Thaçi po mbahet prej vitesh në paraburgim, në rrethana që sipas tij përbëjnë shkelje të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Rama e ka cilësuar këtë proces si një “farsë”, duke theksuar se pavarësisht mungesës së një vendimi përfundimtar, Thaçi dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Sipas tij, ky fakt përbën një cenim të parimit të procesit të rregullt ligjor.

Kryeministri shqiptar ka shprehur gjithashtu kritika të ashpra ndaj dëshmitarëve të paraqitur nga prokuroria, ndërsa ka vlerësuar dëshmitë e ofruara nga pala mbrojtëse, duke i cilësuar ato si serioze dhe bindëse.

Ai theksoi se tashmë ka përfunduar faza e paraqitjes së provave nga ana e akuzës, si dhe dëshmitë e palës mbrojtëse, dhe se procesi ndodhet në pritje të vendimit përfundimtar.

Në fund, Rama shprehu shpresën që viti i ardhshëm të shënojë përmbylljen e këtij procesi, duke e cilësuar atë si një kapitull të dhimbshëm dhe të diskutueshëm të drejtësisë ndërkombëtare.

“Jam rrugë për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”.

Tags: Edi RamaHagëHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

Thaçi nënshkruan vendimin për mbështetje familjeve që strehojnë fëmijët pa përkujdesje prindërore

Thaçi nënshkruan vendimin për mbështetje familjeve që strehojnë fëmijët pa përkujdesje prindërore

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

PDK kërkon masa emergjente nga Qeveria për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Në QNR rinumërohen 64 nga 914 vendvotime

“Ditari” 14.01.2026

Kurti: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

Kurti: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

IKSHPK: Uji nga Badoci ende nuk rekomandohet për pije

IKSHPK: Uji nga Badoci ende nuk rekomandohet për pije

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën