TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të premten se në protestën kundër investimit në Zvërnec ka pasur “ndërhyrje të huaja brutale”, manipulime me lajme të rreme dhe video të deformuara, por ka theksuar se shkaku kryesor i pakënaqësisë së qytetarëve lidhet me rënien e besimit te institucionet dhe pritshmëritë e tyre të papërmbushura.

Sipas ATSH-së, gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, i pari i qeverisë në Tiranë tha se në protestë “kishte pa diskutim ndërhyrje të huaja brutale, manipulime të panumërta me lajme të rreme dhe video të deformuara”, duke shtuar se këto elemente ishin pjesë e rëndësishme e asaj që ndodhi, por jo thelbi i protestës.

Ai tha se protesta nxori në pah një hendek mes fakteve të paraqitura nga qeveria dhe mënyrës se si qytetarët e përjetuan situatën.

“Ne lart kishim faktet, njerëzit poshtë kishin përjetimin. Fakti ynë ishte se investimi i Zvërnecit është tokë private, ndërsa përjetimi i tyre ishte se toka e shtetit po u shitej të huajve. Fakti ynë ishte se projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa përjetimi i tyre ishte se ndërtimi kishte nisur dhe projekti duhej anuluar”, tha Rama, raporton ATSH, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, megjithëse faktet ishin në anën e qeverisë, qytetarët besonin se e vërteta ishte në anën e tyre.

Rama theksoi se analizimi i ndërhyrjeve të huaja është i domosdoshëm për të kuptuar protestën në tërësi, por shtoi se përgjigjja për “hendekun” mes qeverisë dhe qytetarëve duhet kërkuar te pritshmëritë në rritje të njerëzve dhe përvojat e tyre me administratën publike.

“Duam ne apo s’duam ne, njerëzit presin çdo ditë e më shumë dhe bëhen gjithnjë e më pak tolerantë, sidomos ndaj përvojave të tyre të hidhura me administratën”, u shpreh ai.

Kryeministri shqiptar tha se kur bie besimi i qytetarëve, edhe faktet më të forta perceptohen si gënjeshtra, ndërsa dezinformimi fiton terren.

“ATSH” citon Ramën të ketë deklaruar se protesta nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh edhe ndikimin e hapësirës digjitale, ku sipas tij u përhapën në masë sinjale dhe përmbajtje që ndikuan në perceptimin publik për ngjarjen.

Tags: Edi RamaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Sot nisi vaksinimi kundër gripit sezonal

Sot nisi vaksinimi kundër gripit sezonal

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën