Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka shprehur mirënjohje dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë.
Rama, në Facebook, ka uruar të gjithë mësuesit me këngën “Himnin e Mësuesit”.
“MIRËMËNGJES .. dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë ai.